Prerjet e paligjshme në pyje/ KLSH: Fondi pëson rënie me 35% krahasuar me vitin 1985

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti 1985, kur është bërë edhe inventarizimi I fundit, kemi zhdukur rreth 35% të volumit të fondit pyjor. Alarmi vjen nga Kontrolli I Lartë I Shtetit,  I cili fajëson prerjet e paligjshme si një prej shkaktarëve kryesore të pakësimit drastic të kësaj pasurie publike, nga e cila shteti ka përfituar të ardhura të papërfillshme. Scan ka zbardhur raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi situatën e pyjeve në vend, ku nënvizohet edhe dështimi I moratoriumit për prerjen e tyre.

Dinamika historike e këtij sektori reflektohet edhe në shifra konkrete, teksa sipërfaqja e fondit pyjor llogaritet pak a shumë e njëjtë si më parë, rreth 1 milionë ha apo rreth 36% të sipërfaqes së vendit , ndërsa volumi rezulton aktualisht në më pak se 55 milion m3. Kjo do të thotë se  krahasuar me vitin 1985, volumi i fondit pyjor është zvogëluar me rreth 35%. Këto shifra alarmante kanë ardhur si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme dhe prerjeve pa kriter në fondin pyjor, shoqëruar kjo edhe me neglizhencën apo pafuqinë e strukturave përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemet me kuadrin strategjik, rregullator dhe burimet njerëzore të reduktuara kanë cenuar realizimin me efektivitet dhe eficiencë të detyrave të MTM në sektorin e pyjeve. Strategjia për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri ka qenë tërësisht e pa përditësuar e rrjedhimisht jofunksionale, duke bërë që prej disa vitesh sektori i pyjeve të funksionojë pa objektiva dhe drejtime të qarta strategjike.

Numri i lartë i shkeljeve të konstatuara dhe niveli shumë i ulët i arkëtimit të sanksioneve administrative kanë cenuar zbatimin e moratoriumit për pyjet në Shqipëri, konkludon KLSH, duke nënvizuar se mungesa e strukturave profesionale në bashkitë, bashkë-komunikimi dhe bashkëpunimi pasiv me ministrinë, mosshfrytëzimi i burimeve dhe të ardhurave që fondi pyjor gjeneron, duke e çuar atë në degradim, tregon qartë për mungesë eficience dhe efektiviteti të bashkive në administrimin e pyjeve si pasuri kombëtare.

Lexo edhe :  Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

“Për më tepër, mungesa e inventarizimit të pyjeve për një periudhë prej më shumë se tre dekadash, ka bërë që informacioni mbi fondin pyjor të jetë jo plotësisht i saktë dhe i pa përditësuar”, thekson në raport Kontrolli I Lartë I Shtetit. Marrë nga : Lorenc Rabeta / SCAN 

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen...

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin...

Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja. Berisha kritikoi partitë e...

Lajme të tjera

Web TV