Vajza e Kadaresë zv.presidente në OKB, Ruçi: Sukses kombëtar dhe politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar Besiana Kadarenë, vajzën e Ismail Kadaresë për marrjen e detyrës si zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ruçi thotë se ky është një sukses kombëtar dhe politik. Më tej ai uron që Kadare ta kryejë me sukses detyrën e rëndësishme, dhe të lartësojë emrin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

“Zgjedhja juaj si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë, në detyrën e lartë të Zëvëndëspresidentes së Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një sukses kombëtar dhe politik.

Uroj ta kryeni me sukses këtë mision dhe ta përdorni maksimalisht këtë mundësi për të lartësuar emrin, dinjitetin dhe kontributin e atdheut tonë në arenën ndërkombëtare.”, shkruan Ruçi./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV