Agim Nesho: Thaçi vuri bast me diçka të gabuar, të japë dorëheqje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho deklaron se Thaçi duhet të kishte shkuar në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte jo si president i Kosovës, pra sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Unë mendoj që çështja e dorëheqjes e pengon Kosovën që të paraqitet si një vend sovran me të drejta të plotë në të gjithë bashkëpunimin që ka në arenën kombëtare, pa e paramenduar përfaqësinë e presidentit Thaçi.

Ka qenë një lider i madh, ka vlera historike, është momenti i caktuar që për hir të interesave të ardhme, ai të jap dorëheqjen. Vuri bast për një gjë të gabuar bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kjo i mban përgjegjës para popullit shqiptar që sado pak kanë kompromentuar një zgjidhje historike që komuniteti historik i dha me të drejtë një kombi të vuajtur siç ishte Kosova”, tha Nesho, teksa vë në dukje një diferencim të reagimit të Tiranës zyrtare për të njëjtin rast, por që në qendër kanë personazhe të ndryshme.

Sipas tij, Rama reagoi ndryshe ku Ramush Haradinaj u thërrit nga Haga, apo pas largimit të kryeministri Albin Kurti dhe kjo për ish- ambasadorin tregon që reagimet varen nga marrëdhënie personale për krerët e shteteve.

“Diferencë në sjellje të Tiranës për të njëjtën akuzë, sic ka ndodhur me Haradinaj dhe Thaci, UÇK është e paprekshme, janë heroike dhe ata lider që kanë luftuar së bashku me komunitetin për të luftuar genocidin, individualisht akuzimi nuk i bën fajtor.

Edhe Serbia ka akuzuar edhe NATO për veprim kundër njerëzimit për shkak të bombardimin në mbrojtje të drejtës për të popullit shqiptar. Por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Kemi një mosangazhim të qeverisë shqiptare në rastin e rënies së kryeministrit Haradinaj, por edhe të mos reagimin gjatë kohës së kryeministrit Kurti, duket si një partneritet dhe unë e gjykon në vijueshmërinë që ka Tirana në projektin e përbashkët. Duhet të fillim i ri, ka nevojë për njerëz të ri të pakapur, që nuk kanë gabuar për çështjen shqiptare”, tha ai në Report Tv.

Lexo edhe :  VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Lajme të tjera

Web TV