Basha: Ja çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se shumica e deputetëve të “Opozitës së re” kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha tha se shumica e deputetëve, me 2 apo 3 përjashtime, kanë firmosur lënien e mandatit, kur opozita vendosi djegien e tyre.

Por, shtoi Basha, dikujt “i janë falur borxhe në Kazino”, të tjerëve “mos futja në burg e të vëllait”, apo të tjera favore nga Rama dhe kështu kanë ndryshuar vendim.

“Këta janë opozita parlamentare. Këta janë Edi Rama”, tha Basha, i cili shtoi se pas kërkesës për ndalimin e koalicioneve zgjedhore qëndron dora e Edi Rama.

“Edi Rama që hedh gurin e fsheh dorën dhe e bën se ka frikë nga zgjedhjet”, tha kreu i opozitës.

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV