Basha: Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 72, qeveria të mos fshihet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se situata me COVID 19 është shumë e vështirë. I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha deklaroi se qeveria nuk duhet të fshihet, por të bëjë publik planin mbrojtjes.

“Numri i viktimave ka arritur zyrtarisht në 72, them zyrtarisht sepse kemi shumë raportime për njerëz të tjerë të cilët kanë ndërruar jetë me simptoma të ngjashme, por nuk janë raportuar zyrtarisht. Numri i te intubuarve dhe të shtruave po kështu ështe rritur. Infeksionet janë rritur, pra është situatë shumë, shumë e vështirë.

Merrni masa për të mbrojtur vijën e parë. Ju e dini u nda nga jeta doktor Arjan Pushi para disa ditësh, një nga mjeket më të nderuar, unë e kam njohur personalisht. Kemi sot të tjera raste që një mjek dhe një infermiere janë infektuar.

Pra, vija e parë dhe e fundit mbrojtëse që janë mjeket, infermieret, personeli shëndetësor, shoferet e ambulancave; kjo është e para. E dyta duhet urgjentisht te merren masa sa i përket tamponimit dhe analizave, sepse edhe sot mesa pash nga komunikata, ishin duke 380 teste. Janë të pamjaftueshme në këtë situatë. Ndërsa apeli që kam për qytetaret është të mos e nënvleftësojnë këtë situatë. Maska në ambiente të mbyllura, në afërsi me njerëzit”,- thotë Basha.