Ruçi letër urimi për pavarësinë e Amerikës: SHBA shpëtimtari i kombit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e pavarësisë së Amerikës, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Palosi, ku i thotë se Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik me SHBA.

Ndër të tjera kryetari i kuvendit thotë se 4 korriku është një festë jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë botën demokratike, ndërkohë që e cilëson SHBA-në si shpëtimtare të kombit shqiptar.

“Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta.

4 korriku, si dita që shënon Deklaratën e Pavarësisë dhe lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shtet dhe komb i pavarur, është një festë e madhe dhe e bukur jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për gjithë botën demokratike.

Lindja dhe zhvillimi i Kushtetutës dhe i Demokracisë Amerikane është modeli i shkëlqyer i ndërtimit të një shteti demokratik dhe lider i botës demokratike, që jo vetëm mbron lirinë e vet, por lufton edhe për lirinë e të gjithë popujve; që jo vetëm ndërton demokracinë e vet, por nxit dhe mbështet valët e demokratizimit në të gjithë planetin; që jo vetëm krijon mirëqenie për kombin dhe qytetarët e vet, por kontribuon për mirëqenien e të gjithë kombeve dhe njerëzimit; që jo vetëm garanton sigurinë dhe paqen për qytetarët e vet, por ka sakrifikuar dhe sakrifikon bijtë e vet për sigurinë dhe paqen e të gjithë njerëzimit.

Vendi im, Shqipëria, është një shembull i rrezatimit të rolit e kontributit të pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë, demokracinë, paqen, sigurinë dhe zhvillimin e mirëqenien e popujve. Gjej rastin të përsëris mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për Shtetet e Bashkuara, shpëtimtarët e kombit shqiptar, në momentet më kritike të historisë dhe mbijetesës sonë.

Lexo edhe :  Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: "Burrat e mbajnë fjalën..."

Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojë të kontribuojë në krah dhe nën udhëheqjen e tyre, si një anëtare aktive dhe e denjë e NATO-s, në aleancë më të gjithë botën demokratike, në mbrojtje të arritjeve të popujve për lirinë, demokracinë, paqen dhe mirëqenien.

Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të zgjerohet e fuqizohet dhe përfitoj nga ky rast për t’Ju ftuar për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj”, shkruan Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV