Humbin jetën 5 persona nga virusi në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të hënën edhe për 5 të vdekur nga koronavirusi, me të cilët numri i viktimave nga sëmundja që e shkakton ai, COVID-19, arrin në 346.

Tri nga viktimat e fundit janë nga Shkupi, ndërsa nga një është regjistruar në Kumanovë dhe Strugë.

“Parashikimet e autoriteteve shëndetësore botërore se koronavirusi do të zhduket gjatë muajve të verës, nuk janë materializuar. Është një konfirmim se virusi është këtu. Padyshim që do të qëndrojë për një kohë të gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Ne duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe t’i respektojmë masat e mbrojtjes personale”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, duke paralajmërur valë të re në vjeshtë.

“Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, mbetet supozimi se virusi në vjeshtë do të përhapet më shpejt dhe do të jetë më i fuqishëm se në këtë periudhë, sepse njerëzit do të jenë në hapësira më të mbyllura dhe kjo do të çojë në përhapjen më të madhe të virusit”, tha Filipçe.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 894 mostrave në 24 orët e fundit, me koronavirus janë diagnostikuar 78; prej tyre: 26 në Shkup, 17 në Shtip, 9 në Tetovë, 5 në Gostivar, ndërsa numër më i vogël i të infektuarve në 11 qytete tjera.

Për dallim nga ditët e tjera, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën arriti në 172 apo gati 100 më shumë se i të infektuarve, që, njëherësh, paraqet edhe shifrën më të lartë të të shëruarve në dy muajt e fundit.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 7,124 raste me koronavirus. Prej tyre, 3,199 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten 3,579 raste./rel/

Lexo edhe :  Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Lajme të tjera

Web TV