Ultimatumi i Mike Pompeo: Kina të mos depërtojë në të dhënat private të amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se administrata e presidentit Trump do të ndërmarrë hapa për të garantuar që qeveria kineze të mos ketë qasje në informacionin privat të qytetarëve amerikanë përmes telekomunikacionit dhe medias sociale.

Sekretari Pompeo i bëri komentet dy ditë pas njoftimit të tij se Uashingtoni po shikon mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze të mediave sociale, duke përfshirë TikTok.

Ai tha se tha se rishikimi nga ana e SHBA nuk ka të bëjë me një kompani të vetme, duke shtuar se fjala është për një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare.

“Komentet që bëra këtë javë për një kompani të veçantë janë në kontekstin e vlerësimit që ne po i bëjmë kërcënimit që vjen nga Partia Komuniste Kineze,” tha zoti Pompeo, duke shtuar se Uashingtoni po punon që Pekini të mos ketë qasje tek asnjë e dhënë private apo informacione shëndetësore të qytetarëve amerikanë.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime të sigurisë kombëtare që lidhen me mënyrën se si trajtohen të dhënat e përdoruesve të aplikacionit TikTok. Ata kanë thënë se janë të shqetësuar rreth ligjeve kineze që u kërkojnë bizneseve vendase “të mbështesin dhe bashkëpunojnë me inteligjencën e kontrolluar nga Partia Komuniste e Kinës.”

Të hënën, Tiktok tha për agjencinë e lajmeve Reuters se asnjëherë nuk i ka kaluar Kinës të dhëna të përdoruesve të tij. Aplikacioni, i cili nuk përdoret në Kinë, është përpjekur të distancohet nga rrënjët e tij kineze për të tërhequr një audiencë globale.

Komentet e zotit Pompeo vijnë gjithashtu në klimën e rritjes së tensioneve SHBA-Kinë lidhur me trajtimin nga Pekini të shpërthimit të koronavirusit, me veprimet e Kinës në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe me mosmarrëveshjet tregtare mes dy vendeve./voa/

Lexo edhe :  Tarifat e Trump, India në bisedime me SHBA, kërkon marrëveshje tregtare

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rama dije në çeljen e fushatës: Kam sjellë surprizë një çun problematik

Në çeljen e fushatës së PS, u lançua edhe kënga zyrtare e socialistëve për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama prezantoi...

Euro ‘ngec’ përballë lekut, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 13 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira...

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do ta gjeni këtë mundësi kur...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Lajme të tjera

Web TV