Denar Biba kundër listave të hapura: Do të prodhojnë degradim të përfaqësimit politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur opozita parlamentare është duke ushtruar presion ndaj mazhorancës, për ndryshime në Sistemin Zgjedhor, për të bërë të mundur konvertimin nga listat e mbyllura në ato të hapura, zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba deklaron se është kundër listave të hapura.

Sipas Bibës, ky ndryshim nuk do të rriste kualitetin brenda parlamentit, përkundrazi do ta degradonte akoma dhe më shumë atë.

Ai thotë se, nëse qytetari do të kishte mundësinë të zgjidhte, do t’i mbyllte dyert për qeverisje një intelektuali të mirë e të ndershëm, i cili mund të mos zgjidhet nga publiku pasi nuk njihet. Sipas Bibës, problemi i Shqipërisë nuk qëndron tek çështjet e sistemit zgjedhor, por tek institucionet. “Ky vend aktualisht ka vuajtur nga institucione dhe ne duhet të ndërtojmë institucionet e atij karakteri, të cilat ta tërheqin shoqërinë, të jenë kuajt e karrocës, të mos jenë karroca”, tha Biba në studion e emisionit “Top Talk”.

Mendon që me gjithë këtë insistim që po bën opozita sot në parlament, sot deputetët e saj ishin në parlament, por jo brenda sallës, shkuan thjesht për votim. Sistemi që do të prodhohet duke insistuar ata që të ndryshojnë, do të prodhojë një kualitet më të mirë parlamentar. 

Është ngritur një tymnajë dhe më vjen keq, njerëzit kanë një perceptim sa më shumë dy forcat më të mëdha politike, PD-PS, tek PS-ja janë diçka më liberal, po tentojnë të mbajnë listat e mbyllura, aq më shumë njerëzit mendojnë që listat e hapura do të sjellin begatinë.

Në fakt listat e hapura e sigurt që begatinë nuk do ta sjellin në këtë vend, por druaj se mund të sjellin dhe cënim, degradim të cilësisë së deputetëve. Nuk duhet të nisemi nga cilësia e deputeteve aktualë. Sepse në listat e mbyllura, në një mënyrë ose në një tjetër i mundësojnë kryetarit të partisë apo elitës së partisë që të përzgjedhë intelektualë, gra, personazhe nga minoritetet teknike kulturore.

Ndërkohë që lista e hapur do t’i mundësojë qytetarit që të zgjedhë atë që dëshiron, brenda listës që i ka ofruar partia politike. Në këtë pikë prapë listën do ta bëjë partia politike, qytetari me shumë gjasë nuk do të zgjedhë atë intelektualin që nuk e njeh.

Me shumë mundësi nuk do të zgjedhë atë zonjën, as atë zotërinë që vjen nga minoritetet teknike. Por do të zgjedhë atë zotërinë e bazës aty që flet fshaçe. Po ne nuk duam një parlament që të flasë fshaçe, të paktën unë nuk dua. Ky vend aktualisht ka vuajtur nga institucione dhe ne duhet të ndërtojmë institucionet e atij karakteri, të cilat ta tërheqin shoqërinë, të jenë kuajt e karrocës, të mos jenë karroca”, u shpreh Biba.

Lexo edhe :  LaCivita kontratë mijëra dollarë për t'i shërbyer Berishës, jo mbështetje nga Trump

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV