“Një det i mrekullueshëm dhe kaq”, gazetari: Në jug, 7 mijë lekë një sallatë me dy kokrra pomodorini

Gazetari shqiptar që punon dhe jeton në Londër, Ben Manaj ka zgjedhur që pushimet ti kalojë në jug të Shqipërisë.

Por ajo që i bën shumë përshtypje gazetarit është çmimi i kripur i restoranteve. Manaj ka postuar në Facebook një foto ku shihet një sallatë e thjeshtë që kushton 7 mijë lekë shqiptare ose me kursin e tanishëm të këmbimit të Paundit,£5.10.

Ai shpjegon se sallatën po e konsumon në restorant të sapohapur në buzë të detit në Himare.

“Mirë se vini në plazhin covidian shqiptar! Në restorantin e sapohapur në buzë të detit në Himare, kjo sallate me dy kokrra pomodorini në të është 7 mijë lekë shqiptare ose me kursin e tanishëm të këmbimit të Paundit,£5.10! Një det i mrekullueshëm dhe kaq! Krize domatesh këtej! O Zot sa qef! Jeta osht qef! Bujrum! Unë i kam marr masat gjithsesi që kur u nisa!?”

la.mi/Fjala.al