Daja: Vllaznia, një fitore me fat, e ardhmja? Mbetem trajner i Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fitore me fat e ka cilësuar trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, atë që skuadra e tij arrit të shtunën në shtëpi me Vllazninë, ku korçarët iu falë një goli të një shkodrani, Pusit, në minutën e 90-të, për të mposhtur kuqeblutë. “Kemi bërë një ndeshje me dy tablo, – ka pohuar kryeqytetasi i stolit të korçarëve. – Në pjesën e parë kemi qenë mjaft mirë dhe mund t’i jepnim qetësi ekipit. Kemi bërë një pjesë të dytë ku mund ta kishim humbur ndeshjen, si me Tiranën, kjo për meritë të kundërshtarëve.”

“Me ndihmën e fatit, morëm fitoren, – ka theksuar ai. – Kjo nuk do të thotë që ndërrimet na çuan te fitorja. Nuk kemi freskinë e duhur, por të paktën nuk duhet të prishim ekuilibrat në fushë. Të shfrytëzojmë potencialin që kemi”. Skënderbeu tanimë mban vendin e 5-të në renditje dhe Daja e pranon se rivaliteti është i madh, teksa thotë: “Ky është kampionati. Para 3 javësh ishim në vendin e 3-të dhe synonim të ngjiteshim edhe më tepër në tabelën e renditjes.”

“Do përpiqemi që me këtë potencial që kemi të shkojmë aty ku duam, – ka vijuar 53-vjeçari. – Shpresoj që duke qenë pragmatistë, të luftojmë për më sipër. Duke shpresuar për një vendim pozitiv për Skënderbeun nga Gjykata Federale do të marr vendimin e duhur për të ardhmen. Sot kishim një gjyqtar që të paktën shfaqi personalitet. Asnjë nga lojtarët nuk cënoi pjesën e lojës në fushë.” Po në cilin stol do ta shohim Ilir Dajën sezonin që vjen?

“Unë jam trajner i Skënderbeut, nuk kam asnjë lloj komenti për Partizanin, – përgjigjet ai. – Këtë ua kërkoj edhe lojtarëve që kanë oferta nga skuadra të tjera. Në respekt të këtij qyteti dhe në respekt të Skënderbeut, nuk mund të komentoj më tepër. Mund të vazhdoj me Skënderbeun, por duhet të shkoj paralel edhe me politikat e klubit. Nuk e heq mundësinë që edhe me një përgjigje negative nga Gjykata Federale, nëse ka një projekt që mund ta gjej veten brenda, mund të vazhdoj. Ndihem mirë dhe i respektuar këtu.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV