Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt është shprehur se “investimet janë pjesë e pandarë e një pune transformuese siç ishte ndërtimi i rrugës së Qesarakës, një nyje e domosdoshme që lidh zonën me pjesën tjetër të Tiranës, duke i shërbyer plot 10 mijë banorëve të njësisë administrative Dajt”.

“Të distancuar fizikisht, por duke punuar intensivisht, bashkë me Xhemalin, Ervinin dhe strukturën organizative të PS ‘Lagjja 12’, finalizuam procesin e konstituimit të këshillit socialist”, tha Spiropali.

Më tej ministrja theksoi se “vizioni ynë qeverisës ka në filozofi të shtetbërjes punën, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve, si i vetmi matës real besimi që kanë qytetarët ndaj një skuadre që pëson çfarë reflekton”.

“E largët koha kur kjo zonë potenciali turistik u la si ‘xhep’ prej atyre që u binte ndër mend ta vizitonin atë kur ishin në hall për vete, ndërsa sot investimet janë pjesë e pandarë e një pune transformuese siç ishte ndërtimi i rrugës së Qesarakës, një nyje e domosdoshme që lidh zonën me pjesën tjetër të Tiranës, duke i shërbyer plot 10 mijë banorëve të njësisë administrative Dajt”, shtoi ajo.

Spiropali tha se “investimet në infrastrukturë, institucione arsimore e sociale janë dukshëm premtime të mbajtura që do të pasojnë me ritëm të shtuar edhe gjatë mandatit tonë të tretë qeverisës”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV