Ekskluzive/Xhaferi mban premtimin: Rezultatet do t’i shohim sezonin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishte premtuar se skuadra e tij nuk do të bënte lëshim dhe e ka mbajtur fjalën, duke premtuar mbase të vendosë edhe një standard të ri në administrimin e një klubi futbolli. “Kam përshtypjen se çunat do të luajnë pastër dhe pa presion”, pati deklaruar në një prononcim të shkurtër dhe ekskluziv për Fjala.al, presidenti i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, pak para ndeshjes me Kukësin.

“Ndonjëherë, del më mirë kur nuk ke presion, kështu që shpresojmë për fitore sot”, – pati shtuar biznesmeni i njohur, që pas Vllaznisë së koshit ka marrë edhe drejtimin e Vllaznisë së futbollit.

Dhe skuadra e tij i ka qëndruar fjalës së presidentit, duke bërë një lojë mjaft të mirë, e duke marrë në fund edhe një fitore minimale, por mjaft të vyer kundër Kukësit, fitore kjo që mban gjallë shpresat e kuqebluve për të shmangur “play-off”-in me Kategorinë e Parë, por, në të njëjtën kohë, shuajti përfundimisht shpresat e verilindorëve për titull, duke ia dhënë atë Tiranës. Xhaferi bëri të ditur se ai do të jetë pjesë e strategjisë për vitin e ardhshëm për klubin shkodran.

Ai shtoi se ka marrë garanci nga Bashkia e Shkodrës se do të vazhdojë procedura e privatizimit të Vllaznisë paralelisht gjatë kohës së bashkëpunimit të tij me pushtetin vendor. “Kryetarja e Bashkisë është e interesuar që kjo marrëveshje të funksionojë, – ka deklaruar ai. – Jam i bindur që gjërat do të ecin para dhe do t’i shikoni rezultatet vitin tjetër. Ne do të marrim pjesë duke filluar që tek hartimi i strategjisë për vitin tjetër, do të bëjmë strategjië dhe objektivat ku do të arrijmë Do të vendosim bashkë.”

Lexo edhe :  Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

“Me sa kam patur informacion, Vllaznia ka patur buxhet shumë i vogël vitin e kaluar, pavarësisht se erdhi epidemia e virusit korona dhe skuadra kaloi pjesën e mosstërvitjes, – ka vijuar ai. – Mendoj se skuadra ka bërë disa paraqitje me nivel, por rezultatet kanë munguar. Pjesa e borxheve, i takon SH.A.-së. Ne nuk do të kemi asistencë te pjesa e borxheve. Normalisht, që është problem borxhi. Pjesa më e madhe e borxheve janë në gjyq me tatimet. Me sa di unë, është një proces gjyqësor.”

“Kam ardhur të bëj një projekt për të ardhmen, – ka këmbëngulur ai. – Problematika është trashëguar, por unë jam sponsor, sapo kam ardhur dhe nuk kam çelësat t’i zgjidh gjërat direkt. Jam optimist se do të harmonizohen disa gjëra, tifozët, akademia, marketingu. Ky interes për futbollin në Shkodër mund të kthehet në biznes. Por marrëveshja më e mirë është marrëveshja për aksionet. Në fund do të shikojmë nëse gjërat do të jenë optimale.”

“Kam marrë premtim nga Bashkia e Shkodrës që, gjatë kësaj marrëdhënieje bashkëpunimi, do të ndjekin dhe rrugën e privatizimit. Mund të hidhen aksione në vjeshtë ose në dimër, por ajo procedurë ka kohën e vet. Është një ligj i privatizimit që po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet të ecin në shumë komponentë për ta çuar Vllazninë aty ku duhet”, – ka përfunduar presidenti Alban Xhaferi, i cili ka theksuar në fund se shpreson, që ashtu sikundër Vllaznia shpalosi lojë të ndershme ndaj Kukësit, ashtu do të bëjnë edhe skuadrat e tjera në dy javët e mbetura.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Lajme të tjera

Web TV