A e dini cili është shkrimi më i bukur në botë? Njihuni më kaligrafinë që bëri xhiron e rrjetit

Besoj të gjithëve na ka ndodhur të na lavdërojnë ose shajnë shkrimin në rast se e kemi të keq.

Në përditshmërinë tonë dëgjojmë shpesh shprehje të tilla si “shkrim doktori”, referuar atyre që shkruajnë keq por rasti që do të sjellim sot në fokus është krejtësisht i kundërt.

A e dini cili është shkrimi më i bukur në botë?

Kaligrafia e Prakriti Malla, vajza e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me shkrimin e saj të veçantë.

Prakriti është një vajzë nga Nepali shkrimi i së cilës është evidentuar nga mesuesja e saj që e vlerësonte maksimalisht në çdo ese për shkrimin e saj të bukur.

Fletoret e detyrave të saj duket të jenë me një simetri dhe saktësi të frikshme saqë për dikë që e sheh për herë të parë duket si një shkrim i komjuterizuar. /Ra.My. Fjala.al/