Manja: Ja dy rastet kur Presidenti shkeli Kushtetutën, por që nuk çojnë në shkarkimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit, Ulsi Manja njoftoi deputetët Ai tha se presidenti e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në rastin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ashtu edhe në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese.

Megjithatë, Manja tha se shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“Për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti i ngritur me kërkesën e 55 deputetëve që kanë vënë në lëvizje mekanizmin kushtetues e ligjor për shkarkimin e një presidenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës bazuar në nenin 90 të saj. Natyra delikate e objektit të komisionit e justifikon kohëzgjatjen e tij. Raporti përfundimtar i miratuar më 20 korrik të mbledhjes së Komisionit Hetimor ka 40 faqe, është plani i hetimit, vendimmarrjet përkatëse dhe të gjitha aktet. 44 faqet janë votuar nga 48 kolegë, ndërsa 5 faqe janë mendim i pakicës: Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

Dua mirëkuptimin tuaj se raporti që do të mbaj sot është tërësisht ligjor dhe kushtetues, nuk do të jetë raport i themeluar në konsiderata politike, se Kushtetuta dhe rregulloja kanë parashikuar mekanizma të posacme kur kemi të bëjmë me shkarkim të Presidentit, kalon në tre faza: Komisioni hetimor, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese. Është seanca plenare ajo që përmes fakteve i jep edhe një vlerësim politik të kërkesës për shkarkim.

Për të qënë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidentit.

Kemi vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe :  “PS do të marrë më shumë vota sesa në 2021”- Spiropali bën parashikimin për qarkun Tiranë

Arrijmë në përfundim se dekreti i Metës 10/6/2011 për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në 13/12/2011 për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese janë akte dhe vendime antikushtetuese. Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsideratë rolin e tij janë shkelje që nuk cojnë në domosdoshmërisht në shkarkim por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen”,- tha Manja.

Ndër të tjera Manja u shpreh se gjatë veprimeve të tij, Presidenti me siguri ka ecur me mendimin se e ndihmon Zoti, “se kështu tha edhe në fjalimin e tij kur u betua si President në Parlament: Zoti më Ndihmoftë! Ka.Li/fjala.al

Të fundit

VIDEO: Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, pamjet nga incidenti

Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe i vëllai i...

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Lajme të tjera

Web TV