Zyrtare/ Valon Et’hemi largohet nga Kukësi: Dua të provoj veten në një kampionat më konkurues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Titullari i skuadrës së Kukësit Valon Et’hemi ka lajmëruar sot largimin e nga klubi i verilindorëve.

Et’hemi ishte një nga lojtarët më të mirë të Kukësit këtë sezon, megjithatë duket se ai do që ta provojë veten në një kampionat më të fortë.

Ky lajm është bërë publik nga vetë lojtari përmes një postimi në “Instagram” ky falënderon verilindorët për periudhën që kaloi atje.

Postimi i plotë:

Vlerësim dhe mirënjohje për tre vite me KF Kukësin?

Faleminderit të gjjthë atyre që bënë të ndjehem te Kukësi si në shtëpinë time.

Mirënjohje e pafund për tifozët e Kukësit që më pranuan dhe bënë të ndjehem si pjesë e tyre❤

Faleminderit drejtuesve të klubit, menaxhmentit dhe gjithë trajnerëve me të cilët bashkëpunova tre vitet e fundit, për mundësinë e dhënë që të përfaqësoj Kukësin dhe të kontribuoj për tre vite rresht për fanellën e kësaj skuadre.

Vlerësim i pafund për bashkëlojtarët! Ata janë vëllezërit e mi? Të jetoja këtë aventurë bashkë me ata çuna më ka bërë të ndjej dashurinë e vërtetë për futbollin

Jam falemenderues dhe mirënjohës që pata mundësinë të isha pjesë e këtij klubi. Pengu i vetëm më mbetet fakti që nuk mundëm të fitojmë titullin kampion, por uroj Kukësi ta fitojë shumë herë në të ardhmen, duke filluar nga sezoni që pason.

Të nderuar miq në përgjithësi dhe tifozë të KF Kukësit në veçanti, për arsye profesionale kam vendosur të largohem për të provuar veten në një kampionat më konkures. Të dashur kuksianë, ishte kënaqësi të isha një prej jush. Do të mbetem gjithmonë tifoz i Kukësit dhe uroj shumë suksese në të ardhmen.

Lexo edhe :  Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Tani është koha për një aventurë të re.

Me shumë dashuri,

Valoni

/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Lajme të tjera

Web TV