Edvin Kulluri: Koha për rrotacion, por qytetarët s’kanë kë të votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, përmes një postimi në Facebook shprehet se në Shqipëri 4 vjet qeverisje për një parti janë pak, por me Ramën edhe 4 ishin shumë. Sipas tij është koha për rrotacion poltik, por fatkeqësisht, siç shprehet ai, pas 2017 opozita ka ofruar modelin më të keq të së djathtës si alternative qeverisëse.

“Në Shqipëri 4 vjet qeverisje për një parti janë pak ndërsa 8 janë shume! Por me Ramën edhe 4 ishin shume për shkak të dështimit me premtimet e 2013 me të cilat duhet të matej! 4 vitet e dyta janë inerci e dështimeve të 4 viteve te para, diçka e paprecedente në 30 vjet! Ndaj topi duhej të ishte në fushën e opozitës e cila përveçse konstaton keq/qeverisjen nuk hedh dot asnjë hap drejt një modeli më të mirë! Përkundrazi, shfaq të njëjtat simptoma të Rilindjes në opozitë, duke dekurajuar rotacionin. Për arsye të thëna e stërthena në 3 vjet, pas 2017 opozita ka ofruar modelin më të keq të së djathtës si alternativë qeverisëse. Klientelizëm ndaj oligarkëve, servilizëm dhe mediokritet ne ekipin e saj, paqartësi në politiken e jashtme (kryetari i saj paguan 30 mije usd për ftese zyrtare në SHBA), dhe asnjë qasje të ndryshme në ekonomi përvec remineshecës së qeverisjes 2005-2013, por e rilexuar keq dhe jashtë konstektstit aktual!”, shkruan Kulluri.

Por për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, votuesit e majtë dhe të djathtë apo edhe ata “gri” që refuzojnë “Rilindjen” dhe “Republikën e Re” nuk kanë për kë të votojnë!

“Votuesit e majtë dhe të djathtë apo gri që refuzojnë Rilindjen dhe Republikën e Re nuk kanë për kë të votojnë! Faktorët politikë që kundershtojnë Ramën dhe Bashën me të drejtë, ende nuk po ndërmarrin iniciativa konkrete për të konkurruar këtë “kënete liberale” që vetëm me liberalizmin nuk ka lidhje. Nëse nuk ka një zgjedhje te trete apo te katërt, 2021 do jete fatal! Jo vetëm sepse pjesëmarrja do jetë e ulet ç’ka do delegjitimojë qeverisjen, por sepse mes dy te te ngjashmeve humb vlerën “zgjedhja e lire”, që është vlera me e madhe e demokracise”, shkruan ai.

Statusi i plotë i Edvin Kullurit

Rotacioni si produkt i nihilzmit do ishte nje hic! Me keq akoma, do shkaterronte me tej shpresen se ne Shqiperi mund te jetohet!

Ne Shqiperi 4 vjet qeverisje per nje parti jane pak ndersa 8 jane shume! Por me Ramen edhe 4 ishin shume per shkak te deshtimit me premtimet e 2013 me te cilat duhet te matej! 4 vitet e dyta jane inerci e deshtimeve te 4 viteve te para, dicka e paprecedente ne 30 vjet!

Lexo edhe :  FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Ndaj topi duhej te ishte ne fushen e opozites e cila pervecse konstaton keq/qeverisjen nuk hedh dot asnje hap drejt nje modeli me te mire! Perkundrazi, shfaq te njejtat simptoma te Rlindjes ne opozite, duke dekurajuar rotacionin. Per arsye te thena e sterthena ne 3 vjet, pas 2017 opozita ka ofruar modelin me te keq te se djathtes si alternative qeverisese. Klientelizem ndaj oligarkeve, servilizem dhe mediokritet ne ekipin e saj, paqartesi ne politiken e jashtme(kryetari i saj paguan 30 mije usd per ftese zyrtare ne SHBA), dhe asnje qasje te ndryshme ne ekonomi pervec reminesheces se qeverisjes 2005-2013 por e rilexuar keq dhe jashte konstektstit aktual!

Te sulmosh mbylljen e mundesive ekonomike apo karrieres per 95% te qytetareve per shkak te polarizimit ekstrem te shoqerise duke shtuar vilat e kryetarit te opozites eshte mesazhi me i keq qe mund tu japesh njerezve te sterlodhur nga nje qeveri e korruptuar dhe arrogante ne ekstrem!

Politika ka qene, eshte dhe do te jete moral ne nje shoqeri demokratike! Por edhe inteligjence per ti dhene kuptim gares per qeverisjen! Masovizmat sovjetike te tipit “nje anetar, nje vote” sic e perdori Rama per vete ne zgjedhjet per kryetar te PS, nuk inkurajojne debatin dhe konkurencen por sherbejne vetem si propagande banale “ne emer te popullit”!

Elektorati inteligjent i PS dhe PD e akoma me tej ai gri, po sillet si indiferent ndaj zhvillimeve politike pasi vetem zhvillime nuk jane! 3 vitet e fundit politika po riprodhon vecse konflikte artificiale padi nuk perplasen per asgje thelbesore! Dy ane te se njejtes mendalje nuk krijojne dot dialektike konkuruese!

Por votuesit e majte dhe te djathte apo gri qe refuzojne Rilindjen dhe Republiken e Re nuk kane per ke te votojne! Faktoret politike qe kundershtojne Ramen dhe Bashen mente drejte, ende nuk po ndermarrin iniciativa konkrete per te konkuruar kete “kenete liberale” qe vetem me liberalizmin nuk ka lidhje. Nese nuk ka nje zgjedhje te trete apo te katert, 2021 do jete fatal! Jo vetem sepse pjesemarrja do jete e ulet c’ka do delegjitimoje qeverisjen, por sepse mes dy te te ngjashmeve humb vleren “zgjedhja e lire”, qe eshte vlera me e madhe e demokracise!

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV