Guardiola e pranon: Kjo është arsyeja pse u eliminuam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Lyon shënoi fitore 1:3 kundër Manchester City, për të avancuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ka bërë të ditur se skuadra nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm.

“Në këto ndeshje duhet të jeni perfekt, sidomos në ndeshje, dhe ne nuk ishim”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di. Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur po ankohem dhe po gjej arsyetime. Jemi jashtë”, ka shtuar Pep, i pyetur për ‘VAR’.

“Kisha ndjesinë se jemi gati, por ne bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse u eliminuam”, ishin fjalët e Guardiola.

Skuadra e Guardiolas dy herë pa veten të shkonte në disavantazh, me herën e dytë që doli të ishte e pakapshme.

Ky është sezoni i katërt me radhë që Pep Guardiola dështon të kalojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV