Së shpejti edhe Gjermania me një vaksinë kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa lajmet për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit spostohen sa në një shtet në tjetrin, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).

Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters.

“Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF.

Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

“Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19.

Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.

Të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964.

Lexo edhe :  Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta...

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje.

Deri më tani, në Gjermani nga sëmundja COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV