Pas një pune përkushtuese dy-mujore vazhdon restaurimi i një prej objekteve më të rëndësishme të koleksionit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri”, ai i ikonës “Shën Nikolla me skena nga jeta” e v. 1591 me autor Onufër Qipriotin.
Ikona e dimensioneve të mëdha është marrë nga kisha e “ShënKollit” në Kalanë e Beratit dhe prej vitit 1987 ka qenë e ekspozuar për vizitorët.
Tashmë ajo rikthehet me të gjithë shkëlqimin e ngjyrave dhe vlerat që mjeshtri Qiprioti realizoi në vitin 1591.
Vepra paraqiste shumë problematika, si: degradimtë vernikut, plasaritje, abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtime dhe mungesë grundi, si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme si: dyll, parafinë, kullimeverniku, bojë smalti, bloz, etj.
Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në pah ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës.
Kjo ikonë sigurisht që pasuron koleksionin e Muzeut me madhështinë e ngjyrave të dorës së Onufër Qipriotit.
./ Ru.Do/ Fjala