Merkato, hapet “drita jeshile” për Kukësin, mbetet “dritë e kuqe” për Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorëve u hapet dera për të bërë merkaton, kryeqytetasit ende presin lajm nga CAS-i. Një “po” e një një “jo”. Kështu mund të cilësohet me pak fjalë ajo që po ndodh me dy klubet shqiptare, Kukësin dhe Partizanin, të cilat kanë parë, për arsye të ndryshme, t’u bllokohet merkatoja në hyrje për të paktën një vit. Për verilindorët, shkak ka qenë çështja e futbollistit Filip Zderiç, i cili e ka fituar që në janar gjyqin me Kukësin, që duhet të paguajë rreth 55 mijë euro me gjithë kamata.

Klubi verilindor nuk pati paguar, sikurse FIFA kishte sugjeruar, dhe merkatoja e tij u bllokua. Por burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pohojnë posaçërisht për Fjala.al se kjo pagesë është shlyer dhe organizmi që qeveris futbollin botëror ka hapur dritën jeshile për klubin shqiptar dhe tanimë trajneri Skënder Gega mund të marrë frymë lirisht sa u përket përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e bllokuar merkatoja për Partizanin, për shkak të çështjes së ndërlikuar të Erald Çinarit, me klubin e kuq që është ndëshkuar nga FIFA pas padisë së klubit kroat të Istras. I kontaktuar nga Fjala.al, përfaqësuesi ligjor i Partizanit, Gerald Burba, ka pohuar se ende nuk ka një përgjigje nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por kjo përgjigje pritet në ditët në vijim.

Një gjë të tillë e konfirmojnë për Fjala.al edhe burime në Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilat sqarojnë se ende nuk kanë marrë dritën jeshile për të lejuar Partizanin të përfshihet në merkato, aty ku të kuqtë e kanë të ndaluar si për këtë verë, ashtu edhe në janarin e vitit të ardhshëm. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet...

Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Asgjë nuk do t’ia kthejë Mahmoud Khalil-it 104 ditët e kaluara në qendrën e ndalimit në Luiziana: “Trauma, ndarja nga bashkëshortja ime, lindja e...

Një perspektivë femërore mbi Luftën Civile Spanjolle

Nga Eusebio Val Në mars të vitit 1938, gazetarja franceze Simone Téry zbriti në morgun e Klinikës Spitalore të Barcelonës për t’u përcjellë lexuesve të...

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të...

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për...

Lajme të tjera

Web TV