Liga e Evropës/ Një finale italo-spanjolle, Interi sfidon Seviljen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi i Kontes përballet të premten me “specialistët” spanjollë të Seviljes. Me mbylljen e fazës gjysmëfinale, Liga e Evropës ka njohur tanimë edhe emrat e dy skuadrave që do të diskutojnë për finalen e madhe. Dhe do të jetë një duel italo-spanjoll finalja e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, pasi Interi dhe Sevilja do sfidojnë njëra-tjetrën për këtë trofe. Kështu, do të jetë një duel italo-spanjoll finalja e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, pasi Interi dhe Sevilja do sfidojnë njëra-tjetrën për këtë trofe.

Italianët vijnë në finalen e madhe të së premtes pas fitores së thellë, 5-0, që arriti të hënën në mbrëmje ndaj Shahtjorit të Donjeckut, me një gol të shënuar në pjesën e parë dhe 4 të realizuar në 25 minutat e fundit të pjesës së dytë. Ndërkaq, 5 herë fituesja e këtij trofeu, Sevilja, ka kapërcyer të dielën pësimin e një goli, duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar 2-1 ndaj Mançester Junajtid, në takimin e parë të gjysmëfinaleve.

Italianët erdhën në Ligën e Evropës pasi u eliminuan nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa spanjollët mbeten padyshim specialistë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, pasi e kanë fituar 5 herë këtë trofe, ndërsa kthehen në finale pas 5 vitesh mungesë. Interi, që ka korrur sukses me skemën 3-5-2 që ka përdorur trajneri Antonio Konte do të shpresojë tek forma e dy sulmuesve të vet, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, që së bashku kanë realizuar mbi 50 gola këtë sezon.

Në krahun tjetër, sikundër e dëshmoi edhe në ndeshjen me Mançester Junajtid, Sevilja e drejtuar nga ish-trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, i cili përdor një 4-3-3 tipike, është një skuadër që nuk ka lojtarë që spikatin, por ka një lojë të fortë të grupit dhe pragmatizmin e saj për të arritur rezultatin. Të dyja skuadrat kanë portierë që kanë spikatur, me Bonon që ishte vendimtar ndaj Mançester Junajtid në gjysmëfinale, por edhe me Samir Handanoviçin që po i afrohet 300 ndeshjeve me skuadrën italiane dhe synon trofeun e tij të parë. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV