Kampionati francez nuk rifilloi më që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë, pasi autoritetet vendosën ta mbyllin para kohe sezonin për të mos rrezikuar më shumë me përhapjen e koronavirusit.
Ky vendim shkaktoi polemika të shumta, ndërsa tani prej disa javësh klubet franceze kanë nisur punën për t’u përgatitur për sezonin e ri, që është planifikuar të startojë këtë të premte, me përballjen Marseille-St. Ettiene.
Por sërish koronavirusi shtyn ndeshjen hapëse të kampionatit francez mes Olimpikut të Marsejës dhe Sent Etienë. Kjo për shkak se 4 lojtarë janë pozitiv me COVID tek ekipi i Marsejës.
Jo vetëm tek Marseja por në skuadrat e kampionatit francez janë rreth 30 futbollistë pozitiv dhe rregullat janë që një ndeshje shtyhet nëse në një skuadër janë katër ose më shumë lojtarë pozitiv.
Me shtyrjen e ndeshjes Olimpik Marsejë-Sent Etienë pritet që ndeshja hapëse e kampionatit francez të jetë Bordo-Nantë në program të shtunën./Bl.Ba/Fjala.al