Ali Ahmeti i merr LSDM-së ministritë më kryesore, ja shqiptarët që marrin postet e rëndësishme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar këtë të mërkurë emrat e disa prej ministrave në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e re duhet të bazohet tek parimi i konsensusit të gjerë,” tha Ahmeti duke shtuar se “palët e koalicionit duhet të marrin vendime të drejta për përmirësimin e jetës së qytetarëve.”

BDI-ja do të drejtojë disa prej ministrive më të rëndësishme, siç është ajo e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Jashtme, kreun e Kuvendit si dhe disa ministri të tjera me rëndësi për jetën politike e shoqërore të RMV-së

Postet që do drejtohen nga BDI-ja:

  • Kryetari i Kuvendit- Talat Xhaferri
  • Ministria e Jashtme- Bujar Osmani
  • Ministria e Financave- Fatmir Besimi
  • Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik-Artan Grubi
  • Ministria e Ekonomisë- Kreshnik Bekteshi
  • Ministria e Ambientit Jetësor-Naser Nuredini
  • Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (Proces në konsultim për gjetjen e drejtuesit/es).

Pas arritjes së marrëveshjes me BDI-në, Zoran Zaev tha se e vlerësonte “mençurinë, durimin dhe përkushtimin” e Ahmetit në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke pranuar se pakti përfshin votimin e një kryeministri shqiptar në fund të mandatit.

“Ne si partnerë koalicioni kemi rënë dakord që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.

La.MI/Fjala.al