Tirana do të përballet me Cërvena Zvezdën , rikthehen ethet “Serbi-Shqipëri”

Ekipi shqiptar i Tiranës është kualifikuar për eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Në përballojnë me Dinamo Tbilisit, bardheblutë treguan epërsi dhe shënuan dy herë. Kjo fitore e çon Tiranën në turin tjetër.

Ekipi i Tiranës do të presë më 25 ose 26 gusht 2020 kampionen e Serbisë, Cërvena Zvezdën. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në kryeqytetin e shqiptarëve.

Kjo ndeshje pritet që të riktheje dhe emocionet e përballjeve “Serbi-Shqipëri”. Tani nuk bëhet fjalë për ekipet kombetareve, por të skuadrave më të mira të dy vendeve. Emocionet fillojnë tani për tifozët bardheblu, por dhe të gjithë shqiptarët.

La.Mi/Fjala.al