Gardh me tela me gjemba mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut? Ja çfarë thotë BE-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ana Pisonero, një zëdhënëse e Komisionit Evropian, i tha Radio Evropës së Lirë se ky institucion, kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, u ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike partnerëve në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë qëllim në vitin 2015, Komisioni ka ndarë mbi 100 milionë euro për Serbinë.

“Sidoqoftë, ky financim nuk përfshin ndërtimin e rrethojave. Gjithashtu kjo nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, siç është njoftuar gabimisht”, tha Ana Pisonero.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e cila gjendet në jug të Serbisë dhe 380 kilometra larg nga Beogradi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që ngritja e gardhit me tela gjemborë është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE).

“Mendojmë që gardhi me tela gjemborë është në funksion të sigurimit të kufijve jashtë BE-së për refugjatët, të cilët ndoshta pritet të na frekuentojnë në këtë pjesë të ‘Rrugës Ballkanike’”, ka thënë Arifi.

Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të fundit të qasshme, të cilat Komisariati për refugjat i Serbisë i ka publikuar më 20 qershor, në 18 qendra të pranimit dhe të azilit në Serbi, janë duke qëndruar rreth 4.800 persona.

Lexo edhe :  Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Autoritetet në Serbi nuk janë të hapura për të dhënë detaje lidhur me gardhin me tela gjemborë të cilin Serbia po e vendos në kufi me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës.

Madje, as pas disa tentimeve, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje në pyetjet e drejtuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë./rel/

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV