Nga 11.000 euro gjobë deri në 6 muaj burg nëse mban simbolet e PSG-së të dielën, ja e vërteta

Gazetari i njohur Genci Çobani i cili jeton në Francë, ka rrëfyer sot një ngjarje që nuk ndodh shpesh në vendin ku ai jeton, por që e kemi dëgjuar rëndom në vendet e tjera.

Përmes një komenti në Facebook, Genci Çobani shkruan se  Prefekti (shefi) i Policisë se Marsejës urdhëroi ndalimin e mbajtjes se fanellës dhe shenjave të tjera që simbolizojnë Paris Saint Germain, te dielën e finales se Ligue des Champions.

Ai sqaron se këtij urdhri që parashikonte 11.000 euro gjobë, deri në 6 muaj burg. Çobani sqaron se u desh ndërhyrja e vete ministrit te Brendshëm francez Gérald Darmanin që ky urdhër të anulohej.

Postimi i plotë i  Genci Çobanit

Ndodh edhe në France !

Sot, Prefekti (shefi) i Policisë se Marsejës urdhëroi ndalimin e mbajtjes se fanellës dhe shenjave të tjera që simbolizojnë Paris Saint Germain, te dielën e finales se ligue des Champions.

 Sipas tij, kjo mund te provokonte përplasje midis tifozëve te Marsejës dhe atyre të Parisit që kanë shkuar te kalojnë pushimet ne qytetin më të madh bregdetar të Francës, duke pasur parasysh rivalitetin e përjetshëm midis këtyre dy qyteteve, sidomos në futboll.

Në fakt, reagimet mosaprovuese të këtij urdhri që parashikonte 11.000 euro gjobë, deri në 6 muaj burg, ishin të shumta dhe pasdite, u desh ndërhyrja e vete ministrit te Brendshëm francez Gérald Darmanin që ky urdhër të anulohej.