23 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Totalitarizmit/Dorian Koçi: Mos harroni kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Europian në vitin 2008 miratoi një Deklaratë mbi shpalljen e 23 Gushtit si Dita Europiane e Kujtimit për Viktimat e Stalinit dhe Hitlerit. Deklarata theksonte se deportimet masive, vrasjet dhe skllavërimet e kryera në kontekstin e akteve të agresionit nga stalinizmi dhe nazizmi bien në kategorinë e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo deklaratë gjithashtu njohu ndikimin dhe rëndësinë e rendit dhe pushtimit sovjetik në dhe për qytetarët e shteteve postkomuniste, të cilat janë pak të njohura në Europë dhe për këtë arsye kërkoi si domosdoshmëri ruajtjen e kujtimit të viktimave të deportimeve masive e të shfarosjeve dhe në të njëjtën kohë duke rrënjosur më mirë demokracinë e duke forcuar paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë për të parandaluar përsëritjen e krimeve të nazizmit dhe stalinizmit.

Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Doriani Koçi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar këtë ditë. Duke dhënë edhe detaje tepër interesante, ai thekson se kjo ditë përfaq[ëson diçkla që nuk duhet harruar kurrrë

Statusi i plotë i drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Doriani Koçi

#23 gusht-Dita Ndërkombëtare e Totalitarizmit. Kjo ditë është përzgjedhur për të përkujtuar nënshkrimin e Paktit Molotov-Ribbentrop që shkatërroi paqen në Europën Lindore. Never forget.

Stalini dhe Hitleri kishin një admirim reciprok për njëri tjetrin, të dy këta njerëz në vitet 1939-1941 u gjendën në një rivalitet të pafalshëm. Po të studjojmë politikën e Stalinit dhe Hitlerit, do të konstatonim se ata puqeshin në mjaft pika. Ata i bashkonte përbuzja ndaj demokracive perëndimore, së cilës i shtohej edhe urreja për hebrenjtë.

Ndërsa njëri e përqendronte urrejtjen tek personi i Trockit, tjetri përfshinte në urejtjen e tij nj popull të tërë. Ishte ky pasion që vulosi marrëveshjen e tyre. Në prill 1938 kur lufta naziste po bëhej e paevitueshme, dmth pas coptimit të Çekosllovakisë, Stalini hoqi nga detyra ministrin e tij të jashtëm Litvinov Finkelstajnin, një hebre i martuar me grua angleze, të cilin e zëvendësoi me Vajçesllav Molotovin. Këtë veprim Hitleri e konsideroi si gatishmëri për afrim. Kështu filluan edhe bisedimet sekrete, ku më pas Ministri i Jashtem gjerman Joachim von Ribbentrop nënshkroi Paktin e mos-sulmimit të quajtur Pakti Molotov – Ribentrop, në prezencë të Stalinit më 23 gusht 1939 ne pallatin e Kremlinit. Ky pakt u pasua nga një traktat për tregëtinë. Palët në mënyre sekrete nënshkruan shtesa të Paktit në protokoll, që ishte të ndante Europën Qëndrore sipas interesave, sferave të influencave për palët, gjë që bëri që Finlanda, vendet balltike, Besarabia dhe Polonia lindore të ishin në sferën e influencës sovjetike, ndërsa Polonia e mesipërme të ishte nën sferën gjermane.

Lexo edhe :  “Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Nje jave pas paktit trupat gjermane u futën ne Poloni, qe shënon ditën e parë të hapjes së frontit të Luftës së Dytë Botërore, sipas historianeve te huaj. Palët detyroheshin të ruanin neutralitet gjatë luftës me shtetet e palës së tretë. Tragjikisht Pakti i tyre i dha një dorë të lirë Gjermanisë për të sulmuar Poloninë, më 1 shtator 1939. Në vitin 1939, menjëherë pas sulmit të Gjermanisë, në bazë të një sulmi të parapërgatitur, Polonia u pushtua nga rusët; në atë kohë Molotovi kishte thënë se miqësia midis Rusisë e Gjermanisë ishte çimentuar me gjak-gjakun polak.


/Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV