Arratia e madhe përmes ambasadave, vetëm nga dy qytete nuk pati njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Në studimin e tij, Kasmi ka veçuar ata persona që u arratisën përmes ambasadave në vitin 1990. Kjo kategori përfshinte gjithë shtetasit shqiptarë që hynë në ambasadat e huaja më 2 korrik 1990 dhe pasi u pajisën me pasaportë nga shteti shqiptar, u larguan në vendet përkatëse.

Në total numri i tyre ishte 4785 persona.

Më tej Kasmi sqaron edhe qytetet nga largoheshin më shumti shqiptarët. Bie në sy që numri më i madh i të larguarve ishte nga qytet e mëdha, siç ishte Tirana me 3905 persona, Durrësi me 455 persona dhe Shkodra me 139 persona.

Kjo dukuri shpjegohet si me afërsinë gjeografike me ambasadat e huaj, siç ishte Tirana dhe Durrësi, por po ashtu edhe me nivelin e pakënaqësisë dhe informacionin mbi jetën jashtë kufijve hermetikë të Shqipërisë. Vetëkuptohet që në qytet më të zhvilluar edhe pakënaqësia e akumuluar ndaj sistemit ishte më e madhe.

Po ashtu, nuk duhet harruar që ky numër do të kishte qenë më i madh, nëse do të kishte mundësi më të mira informimi, duke mos harruar që qeveria shqiptare mori masa që ky fenomen mos të shndërrohej në një lëvizje masive jashtë shtetit.

Më tej, nga Elbasani hynë nëpër ambasada të huaja 43 persona, nga Fieri 40, nga Lushnja 35, nga Berati 16,nga Vlora 27,nga Skrapari 2, nga Librazhdi 1, nga Pogradeci 2, nga Korça 16, nga Tepelena 2, nga Përmeti 2, nga Kolonja 3, nga Gjirokastra 6, nga Saranda 5, nga Kruja 49, nga Mati 3, nga Dibra 14, nga Mirdita 1, nga Lezha 9, nga Kukësi 7 dhe ngaTropoja 3 persona.

Lexo edhe :  “Gjushi me fustan” s’pyet për ligjin…!"/ Berisha denoncon asfaltin elektoral në Durrës

Por ajo që bie më tepër në sy është fakti se vetëm nga dy qytete të Shqipërisë, nga Gramshi dhe Puka nuk pati asnjë qytetar që hyri në ndonjë ambasadë të huaj.

Shqiptarët që kërkuan azil politik në ambasadat e huaja hynë me forcë në këto ambasada të huaja: në ambasadën e RFGJ 3172 persona, të Italisë 809 persona, të Francës 547 persona, të Greqisë 29 persona, të Turqisë 73 persona, të Hungarisë 40 persona, të Çekosllovakisë 51 persona, të Jugosllavisë 6 persona, të Egjiptit 6 persona, të Bullgarisë 5 persona dhe të Polonisë 52 persona.
/Ar.Ha/ Fjala.al

Të fundit

Gjysmëfinalet e Champions League fillojnë sot, Arsenali pret PSG! Arteta: S’jemi favoritë

Këtë mbrëmje, në orën 21:00, në "Emirates Stadium", Arsenali dhe PSG-ja do përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions...

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton tregun

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That Will Fall First As...

Transportoi Ilaria Sulën me ndihmën e prindërve? Sekuestrohet kamera e makinës së autorit

Pas telefonatës, Mark Samson u jep hetuesve një element të ri dhe përpiqet të ndërtojë besueshmëri pas shumë gënjeshtrave që tha duke rrëfyer vrasjen...

Erand Sojli konfirmon divorcin: E provuam, por kishte mbaruar gjithçka

Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi...

99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, nuk e ka dekretuar ligjin parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për...

Lajme të tjera

Web TV