A u provokuan serbët e Crvena Zvezdës në Tiranë? Ja çfarë deklaron Stankovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi serb do të luajë ndaj Tiranës mbrëmjen e nesërme, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij.

Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi”, tha ish-mesfushori i Interit.

Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi përgatitur përpara maksimalisht, e kemi studiuar kundërshtarin. Jemi përgatitur për të gjitha skenarët. Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis. Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju (qesh)”, tha Stankovic.

Kur u pyet nëse do ta linte Crvena Zvezdën për Interin, Stankovic u përgjigj: “Gjatë kohës që kam qëndruar në Tiranë, kam kuptuar se në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Nuk e di si do i shkojnë gjërat Contes, por unë jam i fokusuar vetëm te Crvena Zvezda”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ CNN tregon centralin bërthamor Fordow të Iranit që vetëm SHBA mund ta shkatërrojë

Ndërsa udhëheqja e Iranit është e tronditur nga një seri sulmesh shkatërruese izraelite, disa analistë thonë se është ky...

Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, ja çfarë rezultoi

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Raportohet se nga rinumërimi kanë rezultuar 15...

Mbeti jashtë Parlamentit/ Monika Kryemadhi i futet kinemasë, shfaqet videoja e parë

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar së fundmi në rrjetet...

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk publikon fletën e analizave (FOTO)

Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet e përdorimit të drogës pas disa raporteve mediatike që sugjeronin se ai mund të ketë përdorur ketaminë gjatë...

Çfarë është “Pizza Index” dhe si paralajmërohen zhvillimet e mëdha botërore

Si mund të parashikohen ngjarjet e mëdha globale nga porositja e picave? Duket se ka një teori dhe për këtë, dhe ndryshe nga teoritë...

Lajme të tjera

Web TV