Ismail Kadare foli për toskërishten dhe gegërishten, ja si ndahen komentuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismail Kadare, romancieri më i mirë në botë që është gjallë dhe një penë që ka bërë që gjuha shqipe të përkthehet në 50 gjuhë të botës ka dhënë një intervistë për revistën “Hylli i Dritës” dhe ka analizuar gjuhën standarte shqipe.

Kadare shprehet se si toskërishtja dhe gegërishtja janë barazisht të ligjshme për të qenë gjuha standarte.

Këtë e shpjegon me këtë arsyetim: “Në shekullin XX, Shqipëria u gjend me dy tradita shkrimi. Të dyja të fuqishme, me vlerat, me përparësitë dhe mungesat e secilës në raport me tjetrën.

Gegërishtja kishte një traditë shkrimi me të vjetër, me një plejadë shkrimtarësh të shkëlqyer, toskërishtja kishte një kristalizim më të fortë, çka bënte që, qysh prej një shekulli (gjuha e Naim Frashërit), të ngjante moderne.

Nga të dyja traditat, do të zgjidhej standardi. Si kudo në Europë. Të dyja traditat ishin barazisht të ligjshme. Toskërishtja nuk u gjet në rrugë, për t’u vendosur dhunshëm në bazë të standardit. Ajo kishte shanset të vendosej edhe sikur Shqipëria, më 1972, të ishte monarki. Ashtu siç kishte shans gegërishtja me çfarëdolloj regjimi..”

Dhe pikërisht lidhur me këtë temë ka pasur edhe komente të shumta pas publikimit të kësaj interviste në gazetën ‘Fjala’. Komentuesit ashtu siç ndodh shpesh janë të ndarë në dy grupe, ka nga ata që mendojnë si Kadare, por edhe nga ata që kundërshtojnë.

Një prej tyre është Agim Abdyli i cili lidhur me shkrimin ka shkruajtur se “Padrejtësia kriminale deri në urrejtje, mohim, harresë e dialekt- varje në litar, ka ndodhur tashmë.

Kongresi komunist i Drejtshkrimit, duket që më së shumti ka qenë si një Plenum i KQ për të vendosur varrimin për së gjalli të gegnishtes. Jo më kot rastisi të “ndodhë” në valën e “entuziazmit” partiak të Revolucionit kulturor, kur Partia ishte në ofensivë totale kundër kundër … armiqve! (ajo çfarë kish filluar t’u ndodhte armiqve të Partisë në fushën e kulturës, mund t’u ndodhte me siguri edhe “gjuhëtarëve”-delegatë në këtë Kongres, nëse ata do të tentonin të devijonin nga rruga e Partisë apo “të dilnin nga rruga e zotit … Enver!)

Kongresi i Drejtshkrimit, fatkeqësisht rezultoi të ishte jo një Kongres gjuhëtarësh (të aftë të inkorporonin në gjuhën standarde edhe toskërisht, edhe gegnishten) por, një Kongres ushtarësh të Partisë- të cilët, në njërën dorë mbanin kartonin jeshil për të votuar pro dialektit toskë si gjuhë standarte, dhe në dorën tjetër mbanin shpatën e Demon-diktatorit për t’i prerë kokën dialektit gegnishten dhe aplikuesve të tij mendje-ndritur.

Lexo edhe :  PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

Rezultoi që Kongresi i 1972-shit të mos ishte një forum shkencor por një Gjykatë politike, prej së cilës, që para fillimit të punimeve/ proçesit gjykues, dihej “pretenca” që do lexohej në fund:

– I pandehuri: Dialekt Gegnishti. – Dënimi: Me vdekje

Si gjithmonë, nuk surprizohem nga qëndrimi i Kadaresë për mbrojtjen me ç’do “argument” të kësaj “vepre madhështore” të Partisë dhe Udhëheqësit!”

Ndërsa një tjetër reagim është edhe ai i Fatmir Shehut i cili shprehet se nuk e kupton shprehjen ” si gegnishtja dhe toskerishtja janë barazisht të ligjeshme për të qenë gjuhë standarde”.

“A mos vallë kjo shprehje i njësohen këto dy dialekte në dy gjuhe të veçanta ?!. Mendoj se gjuha shqipe është një unitet historik dhe si e tilllë duhet të standartizohet. Standandet si kudo dhe në gjuhë dihen shumë mirë pse bëhen, dhe nuk mund të zgjatemi teorikisht për shpjegim. Shqipja, me sa kemi kuptuar empirikisht ka mega dialekte që është gegnishtja dhe toskërishtja, por ka dhe rangje të tjera dialektesh më minore që të gjitha janë pasuri e pa kontestuesheme e shqipes sepse e kanë krijuar shqiptarët sipas kërkesave për të përballuar nevojat e tij historike të pjesës apo të tërës.

Kongresi i drejtshkrimit të vitit 1972 nuk duhet politizuar dhe lidhur totalisht me politikën e kohës sepse në fund të fundit kërkesa për standartizim dhe unifikim është një kërkesë e kohëve moderne, është kërkesë e marrëdhënieve kombëtare dhe ndërkombëtare, është kërkesë e kuptimit dhe keqkuptimit, është kërkesë e mjeteve digitale dhe e mjeteve të tjera komunikuese të formave të ndryshme etj etj.

Pra standartizimi është një nevojë e domosdoshme e kohës moderne dhe për këtë Ata që e filluan dhe e institucionalizuan këtë gjë janë për tu hequr kapelen. Por standartet kanë dinamikën e tyre të perfeksionimit, por jo të shkatërrimit. Është njësoj që të kërkosh të shkatërrosh standartin e shkronjave shqipe dhe ti kthesh në arabishtë, hindiance etj. Kjo thuhet se me këto gjëra nuk mund të ekstremizohesh – do ruajtur llogjika dhe jo të biem viktimë e pasionit dhe e protogonizmit që nuk kanë pjesë në të tilla raste.

Mendoj se ka ngelur topi tek shkencëtarët tanë më të mirë të gjuhës shqipe kudo ku janë në Botë që të bëjnë Kongresin e dytë të drejtshkrimit dhe me kompetencën e duhur të vendosin më të mirin standard që ti shërbejë me dinjitet gjithë Kombit shqiptar!”/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/roland.qafoku2020/posts/2844093152503470

Të fundit

45-vjeçari në Tiranë dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Kus. Një 45-vjeçar është arrestuar...

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili...

“Për shqiptarët Gjermania është vendi mik”, Presidenti Begaj uron kancelarin Merz

Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kreu...

“Forca, forca!”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt

Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të dorëzojnë zarfet e votimit....

Roja i sigurisë i shkeli fustanin në “Met Gala”, si reagoi Kim Kardashian?

Ylli televiziv, Kim Kardashian, pati një moment të sikletshëm pasi u kap duke qortuar një roje sigurie pasi ai për pak sa e rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV