Merkel mesazh të fortë Putinit për helmimin e Alexei Navalny: Përgjegjësit të ndëshkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Rusisë që të hetojë helmimin e  kritikut të presidentit rus Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndëshkimin e autorëve,” ishte kërkesa e prerë e Angela Merkel.

Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse  ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.

Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV