Mbrëmje “gjithëshqiptare” në Ligën e Evropës, “trioja” kuqezi nuk stonon, por vijon më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një mbrëmje me të vërtetë e paharruar kjo e 27 gushtit 2020 për ekipet shqiptare në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, pasi të 3 skuadrat pjesëmarrëse, fituesja e Kupës, Teuta, nënkampionia, Kukësi, por edhe Laçi i vendit të 4-t, siguruan kualifikimin për në turin e dytë. Me pak fjalë, sot Evropa foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës, pasi të 3 ekipet shqiptare pjesëmarrëse në këtë tur eliminator të Ligës së Evropës bënë detyrën në mënyrë bindëse, edhe pse në trajta të ndryshe nga njëra-tjera.

Fillimisht ishte Teuta, e cila mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Beitar Jeruzalemin në fushën e vet, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe siguroi kështu kualifikimin për në turin tjetër të kësaj veprimtarie kontinentale. Skuadra durrsake kaloi shumë shpejt në epërsi, që në minutën e 6-të, me golin e Krasniqit.

Me këtë epërsi minimale të bregdetarëve u mbyll pjesa e parë, por ekipi shqiptar luan mirë dhe në minutën e 86-të është Hebaj, i cili shënon dhe vulosi fitoren 2-0 të Teutës. Dhe bashkë me të, edhe kualifikimin e saj në turin tjetër të Ligës së Evropës.

Më pas e kishte radhën Laçi, që vuajti më shumë, pasi u kualifikua pas goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve në vizitinë që i bëri në Azerbajxhan Keshlas vendase. 90 minutat e kohës së rregullt dhe shtesat nga 15 minuta secila u mbyllën me rrjeta të paprekura. Ishte Nuabueze që e nisi vazhdën e saktë të 11-metërshve, i ndjekur nga Lushkja, Rapo, Mazrekaj dhe Ignjatoviçi, të cilët nuk gabuan nga pika e bardhë. Heroi i Laçit ishte portieri Sherri, i cili priti 11-metërishin e ekzekutuar nga Kyrtymov i Keshlas, duke sigluar kualifikimin në turin tjetër.

Lexo edhe :  Do të jetë zëvendësi i Lamine Jamal, Barcelona arrin marrëveshjen me një tjetër talent

Në takimin e fundit të mbrëmjes, Kukësi mundi 2-1 Sllavian e Sofias, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare”, siguruar edhe ai kalimin në turin e dytë të Ligës së Evropës. Sulmuesi Eze Frajdej kaloi ekipin shqiptar në epërsi, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 55-të, por skuadra e kryeqytetit bullgar barazoi shifrat në minutën e 81-të me anë të Krastevit. Pesë minuta nga fundi i kohës së rregull, ishte sulmuesi Kuper, i cili shënon një gol mjaft të bukur, që vlejti edhe kualifikimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

Lajme të tjera

Web TV