Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës u cilësua si një ndeshje e bukur dhe me një humbje që bardheblutë nuk e meritonin pasi luajtën shumë mirë përballë kundërshtarit.
Fati nuk e ndoqi Tiranën edhe pse kishin shumë raste të cilat mund të kishin shënuar gol.
Vet skuadra kundërshtare e ka vleësuar shumë lojën e bardhebluve duke thënë se përball kishin një kundërshtar të fortë.
“Nuk është se ka rëndësi sa gola janë bërë, 1 apo 10. Ne kualifikimin e morrëmm. Kishim një ekip shumë të përgatitur dhe të mirë përballë nesh, prandaj bravo dhe bravo për Tiranën. Fati është një faktor shumë i rëndësishëm në jetë dhe në sport. Fatin duhet ta meritosh. Kjo do të thotë që ne e kemi merituar fatin. Edhe frika është pjesë e sportit, lojës dhe jetës. Frikë jo por i shqetësuar në ato momente patjetër që isha.
Unë si një ish-futbollist e urova dhe i thashë Mucit që të vazhdojë të luajë në atë mënyrë. Ishte një fair play. do jetë raundi I tretë dhe loja sa vjen e vështirësohet më shumë, por ne do përgatitemi. Gushti ka qenë goxha i fortë për ne. Nuk mund të them që nuk jam i kënaqur me ekipin e tij. Këto fitore në vështirësi janë fitore që të rrisin. E thashë edhe dje. Realisht jemi ndjerë shumë mirë, njerëzit ishin shumë mikpritës. Hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe dua t’ju falenderoj të gjithë që jemi ndjerë kaq mirë“, ka thënë Stankovic në konferencën për shtyp. /Ra.My.Fjala.al/