Kosta Grillo: Egbo i pari trajner afrikan dhe i suksesshëm në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kosta Grillo ekskluzive për “Fjala”

E kujt do t’ia merrte mendja në fillim të viteve 2000 se një ditë portieri nigerian Emanuel Egbo i prurë në kampionatin shqiptar nga ish presidenti egjiptian i bardhebluve i ndjeri  El sayed për llogari të bardhebluve se mund të shndërrohej në një trajner te Tiranës dhe madje të suksesshëm.

Kur Egbo u Shfaq në kuadratin bardheblu pak njerëz ose aspak e dinin faktin që ai kishte qenë pjesëtar i skuadrës përfaqësuese se Nigerisë ne kampionatin botëror 1998 duke qenë portieri i 3 shqiponjave afrikane.

Biznesmeni El Sayed përpara se te vinte në Shqipëri kishte qenë presidenti i klubit të qytetit të tij te lindjes El Masry..ku edhe kishte marrë Egbon nga Afrika si një portier shumë i talentuar…e nga El Masry ja ndërtuesi i madh egjiptian sapo mori timonin e tiranes e mori diamantin nigerian ne kryeqytetin shqiptar.

Shumë shpejt Emanuel Egbo fjalëpak e talentshumë filloi të rrëmbeje zemrat jo vetëm të bardhëbluve por gjithë opinionit sportiv shqiptar me perfomancën e tij, me profesionalizmin e tij me sjelljen dhe korrektesën e tij, e pak nga pak ai filloi te shndërrohej në një shqiptar.

Mbi 150 ndeshje ne portën e bardhebluve Egbo  u shndërrua ne një nga pikat me te forta te klubit kryeqytetas e duke u cilësuar si një portier shume i  aftë ne superligën tonë, pastaj karriera e tij vazhdoi për pak kohe edhe në Ballsh ku mbrojti edhe  portën e Bylysit derisa arriti të var në gozhdë dorezat përfundimisht .

Në 2011 pasi e mbrojti për 92 ndeshje portën e mallakastriotëve ish portieri i përfaqësueses se Nigerisë (12 ndeshje me kombëtaren) filloi të ushtrojë profesionin e trajnerit te portierëve duke dhuruar eksperiencën dhe profesionalizmin e tij për të stërvitur portierë te rinj e të talentuar

Emanuel Egbo ndërkohë përfiton edhe parashtesoren shqiptare duke u lidhur tashmë përfundimisht edhe shpirtërisht edhe zyrtarisht me atdheun e tij te dytë  siç e cilëson ai me shqipen e pastër.

Lexo edhe :  Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Në vitet 2013- 2014 Egbo i besohet posti i trajnerit të parë tek skuadra e Bylyslit nga presidenti Besnik Kapllanaj që për hir të së vërtetës ishte njeriu i pare që arriti të dallojë tek afrikani cilësitë e tij të nevojshme për të drejtuar një skuadër te ligës superiore si trajner i parë.

Egbo filloi pak nga pak shkallë-shkallë ashtu njësoj  si edhe në kohën kur ai luante vete te rritej ne karrierën e tij modeste si trajner…duke mbajtur e ruajtur te njëjtin profil të njëjtën sjellje, te njëjtën modesti…fjalëpake punëshumë derisa ne 2014 ën ai rikthehet përfundimisht ne shtëpinë e tij…Tirana dhe presidenti pasionant Refik Halili e duan dhe e respektojnë në maksimum afrikanin jo vet si njeri por edhe si profesionist…e ai nuk i zhgënjen kurrë…Nga trajner portierësh e kur edhe ka luajtur vete si portier Egbo ka arritur tu ‘”vjedhë” zanatin shumë e shumë trajnerëve shqiptarë por edhe të huaj derisa erdhi çasti i shumëpritur.

Në fundin e vitit të kaluar në 2019-n nga Tirana largohet trajneri Ardian Mema dhe duhej një trajner i përkohshëm. Refik Halili nuk mendohet gjatë por e ngjit Egbon nga trajner portierësh (2014/2019) në trajner të parë duke e veshur me këtë kostum të madh për herë të parë një afrikan në timonin drejtues të bardhebluve…por nga ana tjetër besimtari i madh në Zot…Emanuel Egbo nuk jua thyen zemrën bardhebluve…përkundrazi pas më shumë se 10 vjet rikthen në kryeqytet titullin e 25-të e duke vazhduar rrugën e tij të suksesshme edhe në ndeshjen kundër Dinamos së Tbilisit, por edhe kundër Zvezdës…që me pak fat më tepër edhe mund të kualifikohej. “Dua të marr pjesë në grupet e UEFA Europa Leauge” synon trajneri i parë afrikan dhe i suksesshëm në Shqipëri.

 

 

 

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV