Messi i veshur si Che Guevara në mes të Barcelonës, “mirupafshim komandant”

Në qendër të Barcelonës, ditën e sotme u pa një pikturë e veçantë. Artisti “TV Boy”, i cili bën grafitë të mrekullueshme në Barcelonë, këtë herë ka dashur të surprizojë sportdashësit.

Ai ka pikturuar një imazh të Lioneo Messi-t i veshur si Che Guevara me një valixhe dhe disa bileta për në Manchester. Messi duket shumë bukur me rrobat e revolucionarit kubanez.

Artisti “TV Boy” ka përdorur gjithmonë artin tij si një formë “proteste” përmes portreteve sarkastike.

Imazhi i Messi-t mund të gjendet në qendër të Barcelonës, në këndin midis Paseo de Gracia dhe Calle Casp, afër Plaza Catalunya.

La.Mi/Fjala.al

 

View this post on Instagram

 

¡Hasta Siempre Comandante @leomessi ! #Tvboy #Messi #Barcelona #UrbanArt

A post shared by TVBOY (@tvboy) on