Hidhet shorti i Europa League/ Skuadrat shqiptare ‘peshkojnë’ skuadrat e mëdha të Europës

Është hedhur në Nyon shorti për fazën e dytë eliminatore të Europa League, që ka rezervuar skuadra shumë të forta për ekipet shqiptare. Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.

Short ferri për Teutën dhe Kukësin. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.

Kundërshtar disi më bujar për Laçin, në krahasim me Kukësin dhe Teutën. Kurbinasit e Cungut kanë “shamngur” Totenhemit, teksa do të presin izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Për sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, teksa Renova do të presë Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt.

Përballjet e ekipeve shqiptare:

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg/Bl.Ba/Fjala.al