Zgjidhet kryeministri i ri i Libanit/ Ka një karrierë të gjatë politike

Mustapha Adib është zgjedhur këtë të hënë kryeministri i ri i Libanit.

Pasi mori mbështetjen e partive të mëdha për të formuar  qeverinë e re, Adib do të përballet me dy nga vështirësitë më të rëndësishme në vend, pasojat e shpërthimit në portin e Bejrutit dhe një krizën financiare të shkaktuar nga kjo ngjarje.

Por kush është Mustapha Adib?

Adib u lind në qytetin verior të Tripolit. Ai është një mysliman suni. Në faqen e ambasadës, ai shfaqet si një akademik, që  mban një doktoraturë në shkencat politike.

48-vjeçari, nga viti 2000 deri në 2004 shërbeu si këshilltar i Najib Mikati, miliarderi dhe ish-kryeministri i cili mbështeti edhe emërimin e tij.

Më vonë, në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm Mikati e emëroi Adib si shefin e tij të kabinetit, çka u refuzua nga opozita.

Që nga viti 2013, ai ka mbajtur postin e ambasadorit të Libanit në Gjermani. Emri i tij u bë publik të dielën për të zëvendësuar Hassan Diab. Qeveria e këtij të fundit dha dorëheqjen pas ngjarjes tragjike që ndodhi në portin e Beiutit në fillim të gushtit./Er.Ke/Fjala.al