“Ëndërr të luash me Ronaldon”, ja cili prej futbollistëve të Juventus-it bëri këtë deklaratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë braziliani Arthur folur për herë të parë si bardhezi në një konferencë për median. Theksojmë së Arthur është një nga lojtarët e rinj të skuadrës së Pirlos.

Arthur është mesfushor, ashtu si edhe trajneri i tij te Juventusi Andrea Pirlo, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme braziliani pranoi se nuk ka folur ende me teknikun për rolin që do të ketë në fushë.

“Juventusi është një histori unike dhe po provoj emocione të mëdha, ndaj jam gati të bëj maksimumin. Kam kënaqësinë që të luaj me futbollistë të mëdhenj dhe të jem shok skuadre me Cristiano Ronaldon është realizimi i një ëndrre. Projekti i klubit më ka bindur menjëherë dhe do të punojmë shumë për të arritur objektivat, ku natyrisht që prioritet do të jetë Liga e Kampionëve.

Akoma nuk kam folur me detaje me Pirlon, por kam fatin që do të luaj për një trajner që ka luajtur pikërisht si mesfushor dhe ka pasur një mënyrë unike të të lëvizurit në fushë. Te Brazili kam luajtur pak ndryshe nga pozicioni që kisha te Barcelona. Nuk e di çfarë do të bëj saktësisht te Juve, por mund të luaj në çdo pozicion të mesfushës dhe me çdo lloj rreshtimi, ndaj nuk mendoj se do kemi probleme të kësaj natyre”, deklaroi ndër të tjera Arthur.

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV