“Zoti president ndihmoni shqiptarët”! Letra që Kadare i shkroi në 1991 Fransua Miterran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 12 shtator 1991 shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare i shkroi një letër presidentit të Francës, François Mitterrand.

Është nga ato letra që mbeten në histori si moment të rëndësishme dhe kthesa të mëdha të shqiptarëve, e kondicionuara nga rrethanat që kalonte vendi ynë. Më 24 tetor 1990 Kadare kishte kërkuar azil politik në Francë si reagim ndaj mungesës së demokracisë në Shqipëri.

Por azili i tij nuk ishte i një njeriu të zakonshëm. Jo vetëm që presidenti i Francës François Mitterrand organizoi një pritje të veçantë ndaj tij, por pak kohë më vonë Ismail Kadare i shkroi një letër në të cilën i parashtronte kërkesën për të ndihmuar popullin shqiptar në të dy anët e kufirit, në Shqipëri për ndërtimin e demokracisë dhe atë në Kosovë për t’u shkëputur nga zgjedha serbe.

Një letër që tregon vetëm vizionin dhe largpamësinë e Ismail Kadaresë por edhe përpjekjet e tij titanike për të mbrojtur popullin e vet. Fjala.al publikon sot të plotë këtë letër.

FRANÇOIS MITTERRAND

Presidenti Francës

Paris, 12 shtator 1991

Zoti President,

Pata nderin të marr pjesë në mbledhjen e Pragës, në mbyllje të së cilës ju mbaj të një fjalim, që me të drejtë u gjykua prej të gjithëve i shkëlqyer. Nuk pata mundësí t’ju takojnë mbarim të conferences suaj të shtypit, por edhe po t‘ju kisha takuar, vështirë se do të mund t‘ju shtjello janë ca caste të shkurtra, atë çka po ju parashtroj këtu.

Kjo letër ka lidhje me fjalimin tuaj dhe unë po ju drejtohem si Presidenti Francës e, një kohësisht si burrë shteti vizionar, një nga arkitektët kryesorë të Europës së nesërme. Shumë mendje të fuqishme janë të angazhuara sot për projektin e kësaj Europe, që është një nga aksionet më madhështore të ndërmarra ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Sa më shumë të kalojë koha, aq më qartë do të spikatin përmasat e vërteta të kësaj ngrehine monumentale, mbi të cilën popujt kanë vënë aq shumë shpresa.

Do të jetë në nderin e përbashkët të kontinentit tonë, gjetja e rrugëve dhe shtrimi i tyre i vështirë, për të mbërritur te Europa e nesërme. Në këtë kontekst, mendova t’ju drejtohem.

Europa e nesërme s’mund të ndërtohet pa e çliruar ndërgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botës sonë është e mbushur me faje të tilla, por ato që u bënë në çerekun e pare të këtij shekulli prej Fuqive të Mëdha evropiane, janë tepër të ndjeshëm ende sot.

Midis dy séance mbledhjeje, midis dy ceremonive, u bënë prerje tragjike kufijsh, popujve iu këputën pjesë të tëra, dhe ndonjë populli u pre me dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagët e vjetra, që dhembin sa here ngryset moti, ashtu dhe këto prerje shkaktojnë dhimbje e tragjedi të reja.

Në këtë kirurgji të rëndë, ai që humbi më shumë, ishte kombi shqiptar. Bashkëkohësi grekëve të vjetër, një nga më martirët e kontinentit, pas dy mijë vjet jetë në bashkësi, ai u pre mëdysh më 1913 dhe 1918. Qysh nga kjo kohë ajo prerje kullon gjak.

Në korrik të vitit 1989, gjatë mëngjesit që më ftuat në Elize, për të cilin ruaj një kujtim aq të bukur, gjatë bisedës sonë folëm, midis të tjerash, edhe për çështjen e shqiptarëve e të kurdëve, si dy nga problemet etnike më të ndërlikuara. Ju thatë atëherë me të drejtë, se ndërsa problem kurd, për rrethana që dihen është tepër i ndërlikuar, çështja e shqiptarëve paraqitet më e qartë. Pas luftës së Gjirit, gjithë bota ishte dëshmitare e tragjedisë kurde, kurse për tragjedinë shqiptare ende nuk duket ndonjë projekt zgjidhjeje në horizont.

Lexo edhe :  “Dita më e errët për Vancouver”/ Rritet në 11 numri i viktimave nga sulmi me makinë

Në atë takim, unë ju kujtova se mbi kombin shqiptar rëndojnë për fat të keq dy diktatura: ajo e komunistëve vendës dhe ajo e komunistëve serbë. Tani, mbas dy vjetësh, njëra nga diktaturat, ajo shqiptare, ka rënë por ka mbetur  tjetra, serbja.

Unë ju shkruaj këtë letër me besim të plotë se ju si President i Francës, si europian i shquar dhe si njeri i kulturës e i ndërgjegjes botërore, do të bëni diçka për zgjidhjen e këtij problem dramatik. Unë e di mirë se sa të vështira janë çështjet etnike, sa ndërlikime të papritura krijojnë aty ku nuk priten, dhe sa shpesh bien ndesh me harmoninë e arritur me aq vështirësi.

Ju siguroj, Zoti President, se shqiptarët nuk do të kërkojnë kurrë në mënyrë të paduruar e egoiste, të rregullojnë çështjen e tyre, në kurriz të paqes europiane ose të cënimit të popujve të tjerë. Por në qoftë se ata kurrsesi nuk duan të bëhen shkaktarë të prishjes së harmonisë në kontinent, kjo s’do të thotë se ata do të vazhdojnë të vetëflijohen e të mos kërkojnë ato të drejta elementare, për të cilat bota e sotme është krejtësisht në një mendje.

Mendoj se ajo që kërkojnë sot shqiptarët janë dy gjëra. E para, të ndihmohet demokracia në Shqipëri. E dyta, të mos lihet gjysma e kombit shqiptar që jeton në Jugosllavi, nën mëshirën e terrorit serb, kësaj skëterre të papërfytyrushme të kohës tonë.

Çështja e parë, ndihmesa për demokracinë e re shqiptare, është e qartë dhe e thjeshtë, dhe kohët e fundit, për fat të mirë, janë ndërmarrë disa hapat e ndjeshme. Çështja e dytë lidhet me kërkesën e ngutshme që shqiptarët, populli i tretë në jugosllavi, të vendosin, si çdo komb tjetër, për fatin e tyre.

Lidhur me këtë, do të dëshiroja të shtoja diçka të rëndësishme. Nga të dhënat e sakta, që kam mundur të grumbulloj vërtetohet njoftimi që liderët demokratë të Kosovës i kanë bërë të ditur gjithë botës, se komunistët serbë po përgatisin kundër shqiptarëve një masakër të përgjithshme. Sado që një gjë e tillë tingëllon mesjetare dhe e kapërcyer nga koha, më besoni Zoti President, se në gadishullin ballkanik, mesjeta është ende e pranishme. Unë ju lutem që ta vlerësoni këtë paralajmërim, këtë klithmë për ndihmë, përpara se tragjedía të ndodhë dhe përpara se të jetë vonë.

Duke ju kërkuar ndjesë për këtë letër të gjatë, jam i sigurt Zoti President, se megjithë punët dhe angazhimet e shumta që keni, do të bëni diçka të ndjeshme për popullin tim, i cili për herë ka pritur diçka më shumë nga Europa, e veçanërisht, nga Franca. Drama e tij është pjesë e dramës botërore, por aq më të përdrejtësia që ai kërkon është pjesë e saj. Pranoni Zoti president, shprehjen e konsideratës sime më të lartë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Giro d’Italia vjen në Shqipëri”/ Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Giro d’Italia vjen për herë të parë në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama me...

Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’/ Rama ndan pamjet

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe...

Lavrov sulmon BE-në dhe Kievin: Po pengojnë planet e armëpushimit

Në vazhdën e kërcënimeve të reja për sanksione nga Donald Trump, Rusia ka minimizuar distancën me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar se pozicionet e...

Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

Një 23-vjeçar nga Franca është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Misleading Messages” pasi mashtroi qindra qytetarë shqiptarë, duke u vjedhur paratë...

Faji i të pafajshmes, Eva!

“Kushedi sa gra janë në botë që kanë nevojë të humbin pafajësinë, për të ruajtur urtësinë”-kështu shkruante poeti Lirik i Greqisë së lashtë, Arkiloku. E vendosur...

Lajme të tjera

Web TV