55 vjet pa Kahreman Yllin: Jeta ime studentore në Francë

Zylyftar Hoxha

Para se të paraqes disa nga shënimet e Kahreman Yllit të mbajtura në vitet e rinisë, kryesisht në Francë, të cilat i kam gjetur të ruajtura me kujdes në arkivin e një prej të afërmve të familjes, kunatit të tij, Izet Dyrmishi, dua të shpreh mirënjohjen e thellë për këtë të fundit, për Izetin e paharruar, pasi më ka ndihmuar shumë jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera me materiale dhe dokumente me vlera të rëndësishme historike.

Kujtimet e Kahreman Yllit për vitet e para të rinisë së tij, vërtet nuk i kalojnë të 20 faqet, por në to, ashtu siç do ta shohë edhe vetë lexuesi më poshtë, gjen një pasqyrë të qartë të atyre viteve, informacione të shumanshme, ngjarje e data të përshkruara me ngjyra të gjalla, fraza të shkurtra, por të plota, si dhe me një stil të rrjedhshëm letraro-publicistik.

Në Normalen e Elbasanit

Në fillim të shënimeve, Kahreman Ylli përmendte Normalen e Elbasanit. Ai thotë se për disa vite me radhë ka qëndruar në familjen e mësuesit të kësaj shkolle, mikut familjar të Yllajve, Ali Myftiut. Në familjen e Myftiut unë trajtohesha mirë, shkruan ai, megjithëse ishte nje familje e varfër. Këtu bëheshin takime midis mësuesish. Nuk kishte ndonjë gjë të organizuar, por në përgjithësi bëhej një propagandë antizogiste.

Nga Skrapari, dhe që takoheshim shpesh, ishin: Ismail Çelo, Izet Hysi, Tajar Grepcka si dhe Neshat Hysi, nënoficer ushtrie. Në qershor 1935, pasi mbaruam maturën, siç ishte zakon, bëmë një udhëtim në jug të Shqipërisë dhe në Tiranë. Aty rastësisht takuam Riza Cerovën. Nuk na tha gjë për Lëvizjen e Fierit, por i hapur, i çiltër, na tha se Zogu i kishte propozuar një audiencë dhe ishte në dilemë ta pranonte apo jo, por më shumë anonte për ta pranuar dhe pastaj, me anë të saj, ta godiste. Rizai na befasoi, na elektrizoi dhe na futi në mendime- shkruan në kujtimet e tij Kahremani.

Mësues në Zaloshnje

Viti’35-’36 më bëri mësues në Zaloshnje, shkruan autori i këtyre shënimeve. Banoja në shtëpinë e Mahmut Zaloshnjes, mik i babait, patriot e luftëtar denbabaden, zemërmirë sa ai. Mahmuti ma lehtësoi shumë detyrën time fillestare, duke dhënë një panoramë tepër të vërtetë të fshatit, por edhe portrete të fshatarëve të veçantë, të një djali 9-vjeçar që, para se të vinte në shkollë, me një tas në dorë, u binte shtëpive me radhë për një grusht miell a bereqet, të një e gjitke me emrin Hamide, që shëronte të sëmurët me ilaçet e saj çudibërëse. Aq e madhe ishte injoranca e Hamidesë dhe e hallexhinjve, saqë kur Hamideja mori vesh se ishte një vegël që vendosej nën sqetull nga mjekët, dërgoi e bleu. Vinin fakirë nga e gjithë Tomorrica për të vënë atë vegël çudibërëse nën sqetull dhe kujtonin se shëroheshin. Hamideja as që e dinte se ajo vegël duhej lexuar.

Në Francë

Me interesimin e Ali Myftiut, njeriut që i kam shumë detyrime, në vitet 1936-1937 do të nisesha për studime në Francë, në Akademinë Pedagogjike të Lionit me pagesë, shkruan në kujtimet e tij, Kahreman Ylli. Me gjithë edukatën liberale të babait, pagesa në një farë mënyre ishte e rëndë. Por më ka ndihmuar xhaxahi im, Sakua, që merrej me blegtori, dhe ditën që u përcolla me të, më dha një porosi: “Bëj si di vetë, por me politikë mos u merr”! Sipas tij, po të merreshe me politikë, nuk do të merreshe me punë, jo për gjë tjetër!
Në tetor 1936, bashkë me Lirak Dodbibën, student i vjetër dhe që Ali Myftiu e kishte porositur të më kishte kujdes, u nisëm për në Bari.

Ishte hera e parë që dilja jashtë shtetit. Në Bari, në kafe “Staporni”, ku rrinin shqiptarët takova Sheh Karbunarën, mikun e ngushtë të babait tim, Fanolist, Bahri Omarin, Qamil Çelën, Muharrem Vllamarin e shumë të tjerë që s’i njihja. Pas një rruge të gjatë me tren, që s’e njihja e ngatërrohesha në për stacione, arrita në Lion.

Atje ishin 25-30 shqiptarë dhe disa familje, si ajo e Sokrat Nushit, i ati i Gogo Nushit, Ilia Jani dhe Jordan Shani, berberë nga Përmeti. Këta dhe Ymer Dëshnica, Dhori Samsuri, Kozma e Gogo Nushi bënin pjesë në grupin e gjuhës, por, të merr je pjesë në atë grup, duhet të ishe anëtari Partisë Komuniste Franceze.

Me komunistët francezë

Kishte kaluar një muaj dhe unë u njoha me shumë shqiptarë, antizogistë, si Enver Sazani, Dhimitër Vangjeli, Dhori Mihali, Preng Kaçinari, Pandi Cici, Halim Budo, Koço Theodhosi, Niko Bello, Vasil Çomoetj. Një ditë në kafe “Dela Cycogne”, Ymer Dëshnica më prezanton me Ali Kelmendin, i cili më pyeti për gjendjen në Shqipëri, se kisha ardhur rishtaz. I thashë sa dija. Aliu ishte i shqetësuar sidomos për koncesionet hileqare të Italisë në Shqipëri dhe për organizimin e një lëvizje të madhe në këtë vend.

Aty nga maji i vitit 1937, në dhomën time, Ymer Dëshnica, Dhori Samsuri dhe Dhimitër Shuteriqi më morën në “provim” se si e kuptoja unë komunizmin. Unë u thashë mendimet e mia. Që nga kjo ditë, më thanë, ti do të jesh komunist, anëtari Partisë Komuniste Franceze. Bëja pjesë në një celulë ku kishte shumë punëtorë francezë dhe mbaja pseudonimin “Burlati”, vijon kujtimet e tij Kahreman Ylli.

Dështimi i një kryengritjeje

Në pranverën e vitit 1936 në shtypi francez njoftoi se në Shqipëri po përgatitej një kryengritje antizogiste, nën drejtimin e Et’hem Totos, ish-ministëri Brendshëm i Zogut. Fillimisht patëm besim se do të bëhej gjë, sepse ai e njihte mirë situatën. Teni dhe Hasimi (Voshi) ishin nisur që një ditë më parë në Spanjë, dërgojnë një letër urgjent dhe pyesnin në ishte e dobishme të ktheheshin në Shqipëri për të marrë pjesë në kryengritje. Por kryengritja e Totollarëve dështoi brenda ditës. Teni dhe Hasimi shkuan në Spanjë për të mos u kthyer kurrë më.

Nga Lioni në Paris

Pas pushimeve të verës të vitit 1937, vijon tregimi, aty nga muaji tetor, kur u ktheva në Lion, marr vesh se kishte ardhur Ali Kelmendi dhe Zai Fundo, i dërguari Kominternit. Në mbledhjen e grupit të gjuhës, që ishte grup komunist, ishte diskutuar gjerësisht puna e mëtejshme që duhej bërë sipas vijës së re, bashkëpunim me organizatën “Bashkimi Kombëtar”, me qendër në Paris, ku bënte pjesë Ali Këlcyra, Kolë Tromara, Hazis Çamietj., veprimtaria botuese e grupit si dhe përqendrimi i veprimtarisë nga Lioni në Paris, pasi aty kishte mundësi kontakti me të gjithë shokët. Kjo ishte edhe arsyeja që nuk gjeta aty Ali Kelmendin, Ymer Dëshnicën, Zai Fundon, Ismail Çelonetj. Ata tani vepronin nga Parisi. Spostimi i qendrës nga Lioni në Paris i mërziti disa nga shokët tanë, por kështu u pa e udhës dhe do të zbatoheshin vendimet e mbledhjes.

Si nisnim nga Franca vullnetarët shqiptarë të Spanjës

GrupiiLionitishtenjëpikëkalimipërvullnetarëtqëshkoninnëLuftën e Spanjës. Mbaj mend qënë ato vite erdhi Teni Konomi, që ndenji disa muaj në Lion, Asim Vokshi erdhi nga Bari i Italisë, mbas Lëvizjes së Fierit, ku ai kishte marrë pjesë, Hulusi Spahiu, që vinte, më duket, nga akademia ushtarake e Torinos. Më vonë, në vjeshtën e 37-ës, shkoi në Spanjë Mane Nishova, që qëndroi disa kohë në Lion.

Lexo edhe :  Rrethi i Tradhtarëve nga Jonathan Freedland, histori e fuqishme e rezistencës gjermane

E përcolli Qamil Çela, i cili më vuri në dijeni nga Parisi. Nga Spanja nuk dinë ç’rrugë erdhën në Lion, Petro Marko, Faik Dardha dhe një tjetër. Petro Marko shkoi deri në Paris, e përcollëm deri te stacioni i trenit, unë, Kozma Nushi, Dhori Samsuri, Ilia Shahini etj. Pas një jave, për habinë tonë në gazetën reaksionare të klerit katolik të Lionit “Le Novelliste” pamë një artikull të  shkruar nga Faik Dardha, vullnetari Spanjës, në të cilin mburrte gjeneralin Franko dhe shante “të kuqtë, republikanët spanjollë. Nuk e di ç’u bë më vonë, shkruan ndër të tjera Kahreman Ylli në këto shënime.

Familja e Nushajve

Kahremani flet me simpati të veçantë në shënimet e tij për familjen e Nushajve nga Vunoi i Himarës, që ishte qendër e grumbullimit të shqiptarëve më progresistë. Aty zhvilloheshin mbledhje e merreshinvendime. Xha Sokrati, i ati i Sokratit dhe i Gogo Nushit, ishte njeri shumë i mirë, patriot i vendosur. Po kështu edhe djemtë ishin shumë aktivë dhe bënin shumë për shqiptarët, i ndihmonin për t’i sistemuar në punë, apo shkollë. Ata merrnin pjesë në të gjitha veprimtaritë politike që zhvilloheshin në Lion, por edhe në të gjithë Francën. Të shoqen e xha Sokratit e thërrisnin Valide, një plakë zemër bardhë, e dashur dhe e pritur. Me gjithë ato hyrje-dalje, unë s’pashë të mërzitej njeri në atë familje të mrekullueshme.

Presidenti francez dhe Sheh Karbunara

Pas studimeve në Francë, Kahremani kthehet në atdhe nëpërmjet Barit, ku përsëri takon shumë shqiptarë në hotel “Moro”, ndërmjet të tjerëve edhe Sheh Karbunarën, që kishte shumë besim te fjala e Presidentit francez, Lebrun, i cili kishte folur atë vit për rezistencën e Francës. Por ne që vinim që andej e dinim se këto ishin fjalë veresie. Kur e takoj njëherë më vonë Sheh Karbunarën, i kujtova si me shaka besimin e fjalës së Presidentit francez, ai mu përgjigj” “Mirë e ke ti, por unë kisha të drejtë se fliste Presidenti i Francës, që kishte një shtet në dorë, nuk fliste Sheh Karbunara me pesë para në xhep”.

Si e nxorëm gazetën “Populli” në Lion

Dimrin e vitit 1939 nxorëm numrin e parë të gazetës “Populli”. Për të shtypur gazetën s’kishte të holla. Duhet të gjenim gërma e shtypshkronjë që ta radhitnim vetë të ulur shpenzimet. Midis të tjerëve u ngarkova edhe unë të gjeja gërma dhe shenja. Hyra në një shtypshkronjë ku punonin disa punëtorë. Nuk dija t’i thosha mirë në frëngjisht termat e shtypshkronjës. Punëtori, me të cilin po flisja, s’po më kuptonte ç’kërkoja. Më në fund ai e kuptoi se unë doja gërma. Mori ca gërma plumbi dhe i rreshtoi me shpejtësinë e zanatit, duke formuluar një fjali. “Mos doni këto”, më tha dhe zgjati radhimin nga unë. Fjalia thoshte: “Des canons pour l’Espagne Republicaine” (Topat për Spanjën Republikane). Kjo ishte parulla republikane për të mbrojtur Spanjën nga gjenerali fashist Franko. Menjëherë iu përgjigja se gërma të tilla dua dhe unë. Qeshëm të dy, pasi edhe qëllimi u kuptua pse nevojiteshin ato gërma. Më tha se atje nuk shiteshin gërma, por se ai të nesërmen, në ora 3 mbasdite, në hyrjen e një ure të Lionit, do të më sillte gërmat. Të nesërme në orën e caktuara vajta te vendi, por me frikën e ndonjë provokacioni, dhe pastaj do të më nxirrnin nga Franca. Ec e dëgjoje xhaxhanë pastaj, që më porositi që të mos merresha me politikë.
Punëtori francez erdhi, gërmat i çova në Decinë, në shtëpinë e Kozma Nushit. Aty u radhitën artikujt, pastaj i çuam në shtypshkronjë. Nxorëm gazetën “Populli”. Qe një gëzim i madh.

Letra e Zai Fundos

Kishte kohë që me qëndrimet e tij, Zai Fundo ishte bërë shqetësim për grupin, shtynte për sot e për nesër realizimin e detyrave, abuzonte me fondet që dispononte, bënte propagandë anti-sovjetike. Me një fjalë, ai u vu në opozitë me grupin dhe qëllimin tonë, por s’ishte e lehtë të veprohej, se ai vinte nga Kominterni dhe duheshin hedhur hapa të matura, dhe argumentet ndaj tij duhet të ishin të plota. Pas tre-katër muajsh çështja ishte e qartë: Zai Fundo s’kishte ndërmend të punonte, por kishte kaluar në fakt në anën tjetër të barrikadës. Shokët e Parisit kishin arritur në konkluzionin se tani duhej vepruar. U ngarkova unë së bashku me Kozma Nushin për të shkruar dhe firmosur letrën. E firmosa letrën me pseudonimin “Burlati”, e futa në zarf të kuq, ashtu siç kisha marrë porosi, dhe shkrova në këtë adresë: Wilhelm Pick – Komintern, Moskë”. Të dy me Kozma në shkuam një pasdite vonë në Komitetin e Partisë Komuniste Franceze, në departamentin e Lionit. Takuam Arioldin, sekretarin e komitetit të partisë, të cilin e njihte mirë Kozmai, dhe i dorëzuam letrën, e cila duhej, si duket, të ndiqte rrugën zyrtare, dmth, me postën e Partisë Frënge.

Erë lufte

Viti shkollor 1937-38 po mbyllej nga gjendja politike në Evropë e në botë. Qeveritë franceze, pas asaj të frontit popullor, të kryesuar nga Leon Blumi, që u rrëzua nga Senati, jepnin dorëheqjen njëra pas tjetrës për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Me të drejtë gazeta satirike e majtë “Le canard en-chaine” në vend të kryeartikullit kishte vizatuar atë ditë një pemë, në të cilën kishin hipur ushtarë francezë dhe poshtë, në vend të fjalëve të Marsejezës “Aux armescitoyens”, shkruante “aux arvbrescitoyes”, dy fjalë plot kuptim që tregonin frikën dhe nënshtrimin para kërcënimeve fashiste të Hitlerit – analizon në shënimet e tij, Kahreman Ylli.

Gjysmë ilegalë

Në këtë kohë të trazuar u morën masa shtrënguese kundër të huajve dhe emigrantëve. Liraku dhe unë nuk e kishim letërnjoftimin francez, por edhe se duhet të paguanim disa franga. Në qershor vajtëm në lokalet e policisë, por pamë kallaballëk atje dhe disave u bërtisni dhe u vinin gjoba. Atëhere ikëm me shpresën se nuk do të na gjente gjë deri në ditët e provimeve. Druheshim se, po të na kapnin pa dokumente, do të na nxirrnin nga Franca.
Duke vazhduar kujtimet, Kahremani thotë se në fund të qershorit mbrojti tezën e provimit para profesorit me emër, Bounjadi.

Kthimi në Atdhe

Nga fundi ai ka përshkruar shkurt kthimin në atdhe: Me të zbritur në Durrës, valixhja e librave, pa nja pa dy u vulos me dyllë të kuq, me porosi ta hapte rreth komandanti i Skraparit dhe me një paralajmërim direkt nga oficeri i policisë së portit: “Ju që vini nga Franca ikini me ndjen gjetkë, prandaj hapni sytë se këtu nuk shkojnë ato”. Komandanti nuk qe njeri i rreptë, pastaj meqenëse ishim në krahinën tonë, valixhja u hap pa ngatërresa.

Në Peshkopi

Megjithëse zura miq e bëra përpjekje të mos më degdisnin larg, nuk qe e mundur. Në tetor 1938 më dërguan në Peshkopi, drejtori një shkolle dyvjeçare me drejtim bujqësor, që s’kishte as ndërtesë, as nxënës. Kur u nisa nga Ministria e Arsimit më dhanë një regjistër për nxënësit dhe një libër protokolli për shkresat. Ajo që më vlejti më shumë, ishte një solucion për falët e shkruara gabim. Të tërë shishen e harxhova se nuk dija të regjistroja shkresat që hynin e dilnin për në ministri.
Këtu mbyllen edhe këto shënime brilante të Kahreman Yllit të shkruara me dorën e tij për vitet e rinisë./Bl.Ba/Fjala.al