Soset durimi/ Real Madrid lodhet nga gënjeshtrat e Bale dhe Zidane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Gareth Bale është më e mirë se asnjëherë në Real Madrid. Futbollisti ka përfituar përsëri nga thirrja me Uellsin për të ‘goditur’ skuadrën e bardhë.

Këto fjalë së bashku me gënjeshtrat dhe marrëzitë e tij kanë sosur durimin edhe të vetë trajnerit.

Lojtari i Real Madrid ka pohuar se klubi i bardhë po e bën “shumë të vështirë” për të që të largohet këtë verë, përveç faktit që zbuloi se sezonin e kaluar ai tashmë kishte një marrëveshje për të braktisur kryeqytetin e Spanjës, por ndaloi gjithçka në sekondën e fundit”.

“Unë dua të luaj futboll, jam ende i motivuar, jam në formë dhe kam shumë për të dhënë. E ardhmja ime është në duart e tyre, nuk mund të bëj më tepër. Ata kontrollojnë gjithçka dhe po i bëjnë gjërat të vështira”, tha Uellsiani në deklaratat për Sky Sports, transmeton Fjala.al.

“Ajo që ndodh në Real Madrid, ndodh atje. Të them të drejtën, nuk më prek fare. Unë tashmë kam përvojë”, shtoi Bale për situatën e tij muajt e fundit.

Ai komentoi edhe përpjekjet për largim.

“Unë u përpoqa të largohem vitin e kaluar dhe klubi ndaloi gjithçka në sekondën e fundit, unë humba një projekt për të cilin isha i ngazëllyer dhe nuk u konkretizua. Ka pasur incidente të tjera. Klubi nuk e ka lejuar atë, kështu që unë mendoj se pyetja për të ardhmen time është për klubin”, u shpreh Bale./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Lajme të tjera

Web TV