Trump: Njerëzit në Karolinën e Veriut duhet të votojnë dy herë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sugjeroi të mërkurën që njerëzit në shtetin e Karolinës së Veriut duhet të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, një herë personalisht dhe një herë me postë, megjithëse aprovimi i tij është një krim.

“Le t’i dërgojnë brenda dhe le të votojnë”, tha Trump në një intervistë për WECT-TV në Wilmington në Karolinën e Veriut, kur u pyet për sigurinë e votave të postës.

“Nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që ata nuk do të jenë në gjendje të votojnë personalisht”.

Të votosh më shumë se një herë në zgjedhje është e paligjshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Josh Stein tha në një reagim. “Sigurohuni që të votoni, por nuk votoni dy herë! Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të sigurohem që vullneti i njerëzve të mbrohet në nëntor”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr, i tha CNN se Trump “po përpiqej të tregonte se aftësia për të monitoruar këtë sistem nuk është e mirë”. Ai tha se votimi dy herë është i paligjshëm, duke shtuar se: “Unë nuk e di se çfarë thotë ligji në një shtet të veçantë.”

Barr tha se fletëvotimet me postë për zgjedhjet e 3 nëntorit mund të prekeshin nga mashtrimet, duke përsëritur një deklaratë që Trump ka bërë për të denoncuar përdorimin e votimit me postë, shkruan Fjala.al.

Trump më parë ka thënë se metoda e votimit është e ndjeshme ndaj mashtrimit në shkallë të gjerë, megjithëse ekspertët thonë se mashtrimi i votuesve i çdo lloji është jashtëzakonisht i rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Votimi me postë nuk është një proces i ri në Shtetet e Bashkuara – gati një në katër votues hodhën votat presidenciale në 2016 në këtë mënyrë.

Lexo edhe :  Bardhi i dërgon letër Trupit Diplomatik: “Diella” na provokoi

Në zgjedhjet e muajit nëntor priten një rekord fletëvotimesh postare.

Karolina e Veriut është e shqetësuar për mënyrën e votimit për shkak të pandemisë.

Trump ka akuzuar demokratët se po përpiqen të vjedhin zgjedhjet duke nxitur përdorimin e votimit përmes postës./Er.Ke/Fjala.al/