Pamje të rënda/Vajza që kthehet në “zombi” efektet e drogës ‘krokodil’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Droga “Krokodil” është një nga drogat më të forta dhe shkatërruese në botë.

Mund të krijohet në shtëpi me disa elementë që blihen në farmaci, duke i krijuar personave që e përdorin plagë që duken si djegie cigaresh në fillim, por me kalimin e kohës ato bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke ngrënë mishin, shpesh herë edhe kockat.

Kjo lloj droge, që të ha të gjallë përbëhet nga kodeina, që gjendet në tabletat që merren në rast ftohjeje, e cila kombinohet me disa elementë të tjerë që mund të blihen pa recetë.

Është një drogë shumë e fortë, kushton pak dhe ka efekte shumë të rënda.

Krijon humbje të ekuilibrit, agresivitet dhe deri në akte kanibaleske.

Shkakton dëmtim të mëlçisë, trurit, ulcerës, infeksione deri në kangrenizim.

Gjithashtu një dëmtim të sistemit nervor qendror. Kjo video e publikuar tregon pasojat e tmerrshme dhe të pariparueshme të drogës ‘Krokodil’.

Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një “zombi”.

Video më poshtë ka kohë që qarkullon në rrjetet sociale, është publikuar nga faqja e internetit ” LiveLeak ” dhe  ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja.

Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme.

Mjekët në SHBA  i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),...

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental në lumin Yarlung Tsangpo, i...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Lajme të tjera

Web TV