Bangladesh/ 12 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

12 të vdekur dhe dhjetra të plagosur është bilanci nga një shpërthim në një xhami në Bangladesh.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së premtes në provincën qendrore të Narayanganj gjatë faljes të së Premtes në mbrëmje.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Ngjarja pritet të ketë përmasa të mëdha, pasi 25 persona kanë pësuar djegie mbi 70-80% të trupit.

Sipas të dhënave paraprake, rrjedhja e gazit hyri në xhami. Shpërthimi u shkaktua nga një shkëndijë, që vinte nga një kondicioneri që u ndez papritmas pas një ndërprerje elektrike.

Sipas dëshmitarëve, besimtarët që ndodheshin në xhami u goditën nga një “top zjarri”.

Të plagosurit u transportuan në spitalin e djegieve të mëdha./Er.Ke/Fjala.tv/