Liga e Kombeve, Shqiptarët me sytë nga Kosovë-Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Uefa League Nations” vijon turin e saj me sfidat e ditës së sotme ku më e spikatura për Shqiptarët futbolldashës do të jetë Kosovë-Greqi.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” dardanët do të mirëpresin skuadrën helene në një përballje që do të mbajë të gozhduar pas ekranit jo vetëm tifozët kosovarë por gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Për fat të keq edhe kjo sfidë do luhet me dyer të mbyllura si shkak i Covid-19 sepse në të kundërt stadiumi do të ishte i tejmbushur për të mbështëtur Kosovën. Kjo sfidë ka një shije speciale për çdo tifoz sepse nostalgjia i kthen pas në kohë në atë ndeshje historike ku Shqipëria mposhti Greqinë 2-1 kampione të Europës.

Ndërkohë 16 vite më vonë, Grekët do të zbarkojnë sërisht në troje shqiptare, por kësaj here ndalesa do të jëtë Prishtina. Sfida parashikon spektakël me Kosovën që prezantohet si një nga Kombëtaret më ‘simpatike’ në Europë. Kjo falë rezultate të shkëlqyera në një kohë shumë të shkurtër që nga krijimi i saj. “Dardanët” janë një nga skuadrat pretendente për të prerë një biletë në finalet e Europianit të vitit të ardhshëm pasi do të ndeshen në “Play-Off” me Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, Kombëtarja Greke, shumë më e lashtë se ajo vendase vjen si një skuadër jo shumë e rrezikshme pasi nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Ata dështuan të kualifikoheshin në Europian në një grup jo shumë të vështirë duke e mbyllur klasifikimin në grupe me vetëm 4 pikë në vendin e tretë, pas Findlandës dhe Italisë Kryesuese. Ndërkohë, Dardanët në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve luajtën në grupin “D”, me skuadra si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Maltën. Skuadra e Bernard Challendes bëri një paraqitje për tu patur zili duke u renditur vendin e parë me 14 pikë dhe 0 humbje. Të dyja skuadrat vijnë pas barazimeve respektivisht 1-1 dhe 0-0 në ndeshjet e para. Megjithatë, një ekip plot talent dhe harmoni brenda dhomave të zhveshjes si Kosova i fut frikën jo vetëm Grekëve por çdo Kombëtareje.

Lexo edhe :  Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria"

Gjithçka i ngelet 90 mituave në fushën e lojës, ndërkohë qe tifozët kryqëzojnë gishtat për triumfin e Dardanëve.

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV