Marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Ushtria turke dërgon tanke në kufirin grek

Forcat e Armatosura turke kanë nisur transportimin e tankeve në kufirin grek.

Dy autokolona kamionësh të cilat ishin ngarkuar me rreth 40 tanke u larguan nga kufiri sirian pasditen e së djeshme.

Tanket e vendosura në kufirin sirian, u ngarkuan me kamionë dhe u nisën menjëherë për në Edirnes.

Turqia ka thënë se 2 autokolona me 40 tanke nisën zhvendosjen por më vonë Ankaraja reagoi duke sqaruar se lëvizja ishte e planikuar më parë dhe se nuk kishte lidhje me dërgimin e ushtrisë në kurin grek.

Përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të thellohen edhe më tej. Ka qenë Presidenti Erdogan i cili kërcënoi hapur kur tha se Turqia ka fuqinë politike dhe ushtarake që të hedhë poshtë hartat që i imponohen.

Dialog pa shantazhe është ajo që kërkoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis./Er.Ke/Fjala.al/