Del nga gjendja e komës lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Ky i fundit u helmua në korrik gjatë fluturimit me avion. Prej kohësh ai ka qenë në gjendje kritike.

Sipas mjekëve, ai ka reaguar pozitivisht, ndërsa gjendja e tij është përmirësuar dukshëm.

Njerëzit pranë tij shprehin bindjen se Navalny u helmua me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin. Ky i fundit mohon përfshirjen.

Ndërkaq, pak ditë më parë mjekët gjermanë u shprehën se opozitari rus u helmua me një agjent nervor Novichok./Er.Ke/Fjala.al/