Ishte infektuar me Co*vid-19/ Pedagogia ndërron jetë teksa jepte mësim online

Një pedagoge 46-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë teksa jepte mësim online për studentët e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bënë problemet me frymëmarrjen.

Paola de Simone po jepte lëndën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Buenos Aires në Argjentinë.

46-vjeçarja, sipas studentëve po shfaqte probleme me frymëmarrjen. Ndodhur në këto kushte, ato i kërkuan ndërprerjen e mësimit dhe të shkonte në spital për një vizitë.

Më herët, Paola kishte publikuar në rrjete sociale në kishte pasur simptoma të Covid-19 prej të paktën një muaji./Er.Ke/Fjala.al/