Homazh/Aleks Buda, historiani i mesjetës që drejtoi Akademinë e Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitet 1945-1946, por shpejt u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë

Në një farë mënyre dukej sikur Akademia e Shkencave kishte marrë emrin e tij. Ndoshta sepse ishte kryetari i parë i saj. Ndoshta ngaqë autoriteti i tij në fushën e historisë ishte i padiskutueshëm. Ndoshta thjesht, sepse sa herë përmendej emri i institucionit, përmendej njëkohësisht edhe emri i tij…

… Ai njihet si një personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Aleks Buda lindi në Elbasan, në 7 shtator 1911, në një familje të njohur intelektuale. I ati, Dhimitër Buda, ishte farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, në atë të Elbasanit dhe deputet në dy legjistlatura në Kuvendin Kombëtar. Ishte një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit.

 

Studimet në Austri

Aleks Buda mësimet e para i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Leçe të Italisë. Më 1920, bashkë me dy vëllezërit e tij shkon për studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg. Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vjenës, në Institutin Ballkanistik mes viteve 1930 – 1935, ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokl.

Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në shoqërinë e studentëve shqiptarë “Albania” të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie. Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Fillimisht, që nga shtatori 1939, punoi si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës. Ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës. Në fund të vitit 1941 shkoi në Itali, në Universitetin e Padovës, pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini, për t’u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme, të gjuhësisë ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës. U lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit ANÇl të qarkut të Elbasanit.

Institutet shkencore

Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitet 1945-1946, por shpejt u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë. Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj.

Lexo edhe :  Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun Arkeologjik-Etnografik, të përuruar më 1947. Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit Pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar.

Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Aleks Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet.

 

Në krye të Akademisë së Shkencave

Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për Aleks Budën. U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë. Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare.

Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë”, vëllimi I dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për etnogjenezën e popullit, shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen prej 18 faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”, e cila u përthye nga Henrik Lacaj, dhe u botua në Tiranë në vitin 1962. Aleks Buda është bashkautor i vëllimit të dytë të “Historisë së Shqipërisë”, botuar në vitin 1965. Në hartimin e Fjalorit enciklopedik shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare, ai dha një ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, po ashtu edhe si kryeredaktor.

 Titujt dhe medaljet

Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993. Për kontributin e tij ai ka marrë një varg me tituj dhe dekorata: Mësues i Popullit, “Çmimin e Republikës të shkallës së parë”, “Urdhrin e Lirisë” të kl. I etj., ndërsa presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar atë me “Medaljen e madhe të artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë...

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndoka...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Lajme të tjera

Web TV